Mirëqenie

April 1, 2020 | 8:01

Samela Imeraj: Koronavirus, të sfidoj të duash! Sa më të fortë që të ndihemi, aq më e lehtë bëhet udha e jetës

I PAMËSHIRSHËM, ARMIK, VRASËS, I PANGOPUR, I PABESË, I RREZIKSHËM; … dhe njeriu. 

Ta luftojmë apo ta ushqejmë akoma? A nuk është ngopur ende vallë?  Një minutë, prisni pak! A nuk po përpiqemi që ta mposhtim? 

Semela Imeraj, psikologe klinike Shkodër

Samela Imeraj, psikologe klinike Shkodër

Receta e gabuar! Këto s’janë përbërësit e duhur! Oh mos, Jo! Kjo është menuja e tij e preferuar! Frikë, ankth, pasiguri, pesimizëm. Ne jemi duke i servirur “një dorëzim”?

Ne kemi pasur edhe më parë “miq surprizues”, që i pritëm, i gostitëm e më pas i përcollëm. Por, ky qenka ndryshe, nuk po e nxjerr menjëherë në pah fytyrën e tij të ligë. Madje po na kërkon që edhe ne të tregohemi si ai, të maskuar!

Por, nga të gjithë “mysafirët”, që kanë trokitur në shtëpinë e përbashkët të njerëzimit, ky armik ka sjellë dhe një dhuratë. Çuditërisht nuk është e rrezikshme, përkundrazi, është e duhura. Mendoj së është treguar pak naiv, në zgjedhjen e tij, sepse duke na mbajtur së bashku, ka menduar se do e kishte më të lehtë të na pushtonte, por jo. 

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai po tregohet në një anë i mirë me ne, duke na ofruar mundësi të rrijmë me familjet dhe njerëzit tonë më të dashur.

Ne duhet të jemi falenderues, për këtë, por, vetëm kaq! Nuk ka superEGO, pa EGO.

Sa më të fortë që të ndihemi, aq më e lehtë bëhet udha e jetës, por ne vetëm po e shkelim, nuk po e shijojmë. 

Por falë këtij “trimi”, ne po detyrohemi ta duam shtëpinë tonë. Si, si? Shtëpinë tonë? Ta duam? 

Është e çuditshme kur e reflekton, por mesa duket duke e marrë të mirëqenë gjithmonë faktin se familja është aty, na mbështet, na mbron, na do e kujdeset për ne, e vazhdojmë udhën pa u ndalur. Por, tani sfida e rradhës është ndryshe. 

Përpiqemi që të bërtasim, por pa zë, për të mos ia tërhequr vëmendjen. 

Vrapojmë, por pa frymë që të mos na dëgjojë. 

Jetojmë, por të fshehur që të mos na zbulojë. 

Jemi hasur edhe më parë me kalvarë vuajtjesh e dhimbjesh, por kemi shpërlarë çdo mërzi me lot gëzimi. 

Jemi vënë ballë për ballë me vdekjen, duke vënë në bast jetën tonë, por e kemi mposhtur si fitimtarë. Dhe tani, kur kemi armën më të ëmbël në botë, të dorëzohemi?

DASHURIA! Asgjë më shumë! 

Po sfidohemi, për të qëndruar me njerëzit e zemrës. Panorama më e bukur e jetës. Kjo situatë është veçse një betejë e rradhës. 

Të duash të jetosh, të jesh e të gëzosh, kjo është LUFTA!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top