Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti bën apel të mbroheni dhe të respektoni masat anticovid për të mos u infektuar, e në të kundërt, këshillon përdorimin e vitaminës D.
“Po të marrësh qoftë edhe dietën më të shëndetshme në botë dhe t’i shtosh vitamina, personat që e konsumojnë bëhen dy herë më të shëndetshëm.” Cit.: Dr. Robert Atkins
Lajme të mira në fushën e terapisë me vitamina kundër COVID-19 miqtë e mi!
Që në fillim ishte e logjikshme që vitaminoterapia kishte të gjitha gjasat të ishte e efektshme kundër COVID-19, dhe në mënyrë të veçantë vitamina D.
Por, duke qenë se mungonin të dhënat e efektshmërisë së saj mbeteshim në këshilla proverbiale, pasi bota u fokusua, si gjithmonë, vetëm në medikamente duke e lënë në plan të dytë jetën e shëndetshme.
Kjo ndodhi edhe pasi u pa qartë që personat e prekur më rëndë dhe sëmundjet e tyre kanë kryesisht të përbashkët stilin e jetës jo të shëndetshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
ushqyerjen e gabuar ose të tepruar,
mungesën e aktivitetit fizik,
mungesën e qëndrimit në ambiente të hapura,
mungesën e regjimit të duhur të gjumit, etj.
Fatmirësisht me ecurinë e studimeve tashmë kemi të dhëna nga eksperimentale dhe vëzhgimore të përdorimit të vitaminës D në pacientët me COVID-19.
Studimet e kryera deri më tani u përmblodhën në një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) dhe u publikuan vetëm dy ditë më parë.
Gjetja kryesore:
73.6% ULET VDEKSHMËRIA NGA SUPLEMENTI ME VITAMINË D TE PACIENTËT ME COVID-19!
Kujdes, studimet janë ende të pakta dhe, siç deklarojnë edhe autorët, nevojiten studime të tjera për të kuptuar llojin, dozën dhe kohëzgjatjen ideale të vitaminës D shtesë.
Ndërkohë ruani veten dhe mos u infektoni!
Por, nëse infektoheni, vitaminat janë aleatët tuaj kryesorë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.