Këshilla & Arsye

September 12, 2018 | 11:01

Mjeku me karrierë Stelijan Buzo: Bëni vizita periodike për mbarëvajtjen e shëndetit

Laboratori “STELIJAN BUZO” është krijuar në vitin 2007 nga Doktori i Shkencave Stelijan Buzo (Biofizikant dhe PhD në shkencat mjekësore). Dr. Buzo ka punuar në fushën e Biokimisë për më shumë se 40 vjet. Nga viti 1999-2005 ka përfaqësuar Shoqatën Mjekësore Biokimike Shqiptare në IFCC (International Federation of Clinical Chemistry) Federata Ndërkombëtare e Kimisë Klinike si përfaqësues kombëtar. Nga viti 1992-1998 ka qenë dhe  një nga editorët e BJCB Ballkan Journal of Clinical Biochemistry, Revista e Biokimisë Klinike për Ballkanin.

stelijanNga viti 1972-2005 ka qenë pedagog në departamentin e Biokimisë në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2007-2014 ka punuar edhe si pedagog në departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Dr. Stelijan Buzo ka shkruar gjithmonë shkrime shkencore në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ka qenë udhëheqës shkencor në një sërë doktoraturash të mbrojtura, ka qenë bashkë-autor në disa libra, ka marrë pjesë në një sërë konferencash në mbarë botën, duke marrë dhe çmime dhe nderime të ndryshme ndër të cilët përmendim edhe Norberto Montalbeti akorduar nga SIBIOC në Scala di Milano. Nga viti 2007 Dr. Stelijan Buzo ka hapur laboratorin e tij ku ofron kryerjen e analizave biokimike klinike.

Në ditët e sotme ku kemi një gamë të madhe sëmundjesh dhe ndërgjegjësimi si t’i kurojmë këto sëmundje gjithashtu po shtohet. Por është shumë e rëndësishme të arrijmë t’i kapim sinjalet për shqetësimet që ka trupi ynë që në fillimet e tyre. Në këtë mënyrë mund t’i kurojmë sa më parë dhe të ndërgjegjësohemi se një jetë e shëndetshme me një regjim të shëndetshëm dhe me aktivitet fizik sjell një shëndet më të mirë. Të parandalosh është më mirë se të kurosh. Dhe për të parandaluar, duhen bërë dhe kontrollet e nevojshme periodike.

2Dr. Stelijan Buzo shpjegon si më poshtë: Në protokollet shkencore të mjekësisë bashkëkohore vizitat periodike mjekësore konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme dhe mbarëvajtjen e shëndetit. Në këtë kuadër marrin rëndësi të madhe ato që quhen analiza të riskut. Analizat e riskut janë ato analiza të cilat kanë si qëllim të zbulojnë ato sëmundje të cilat lidhen me mënyrën e jetesës, kushtet ekonomiko-sociale, faktorin gjenetik etj. Këto analiza kanë si synim të zbulojnë në kohën e duhur sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin dhe faktorët që e shkaktojnë, sëmundjet e mëlçisë, diabetin dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Për sa i përket frekuencës kohore të bërjes së këtyre analizave kjo ndryshon sipas protokolleve të vendeve të ndryshme dhe specifike të tyre.

Zakonisht këto analiza të riskut bëhen në intervale kohore 3-mujore, 6-mujore ose 1-vjeçare. Ndër analizat më kryesore të riskut janë:

3Gjaku komplet (me parametrat e tij kryesorë)

Urina komplet

Glicemia (glukoza në gjak),

HbA1C (Hemoglobina e glikolizuar),

Lipidograma (yndyrnat në gjak)

Provat e mëlçisë

Kreatinemia

Acidi uric në gjak

Kalciumi

Magneziumi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top