Lifestyle

May 11, 2018 | 11:33

Moda: Si të visheni në plazh…(Foto)

Jemi në periudhën e verës dhe duhet të merremi me kilet që na ka shtuar dimri i gjatë , por jo vetëm. Për fat të keq, vitet kalojnë dhe trupi ynë ndryshon. Nëse më parë mjaftonte të vishnit një bluzë sipër gjatë qëndrimeve në plazh, mund të hanim dhe çokollatë pa e vrarë mendjen se na fryhej barku, ka ardhur koha që duhet ndryshuar regjim.

Rreziku se dukeni qesharak, apo frika se nuk je në lartësinë e duhur për një ditë plazhi shmanget me këto këshilla.

E bardhë, e bardhë, e bardhë: për të mos gabuar kurrë një veshje e bardhë është gjithmonë e përsosur. Nuk ka rëndësi nëse është një këmishë që lë shpatullat e zbuluara apo një palë pantallona të shkurtra: e bardha gjithmonë fiton.

Shall plazhi: i lidhur në bel, në qafë, apo ta hidhni supeve është gjithmonë shumë i dobishëm dhe elegant. Mund të përqendrohemi në një ngjyrë të ndritshme, të tillë si portokalli ose të verdhë, ose të mbështetemi në diskrecionin e zezë ose të bardhë. Është i lehtë, praktik, ekonomik që kurrë nuk del jashtë modës.

Përzierja magjike: për të theksuar dekoltenë dhe për të lëvizur vëmendjen nga stomaku dhe hijet, ne zgjedhim truporet: natyrisht elegante, ato fshehin zonat kritike dhe rrisin fuqitë tona. Madje edhe në ngjyra që duken: si të kuqe apo jeshile.

Me vija: vijat janë një gjelbërim i përjetshëm. Ato nuk dalin kurrë nga moda, qoftë horizontale, vertikalë apo diagonale. Apo qoftë dhe një t-shirt me vija që mund ta kombinoni me xhinse të ngushta. Vijat  janë perfekte edhe për bikini, për një look joshës që nuk pushon së kënaquri.

Asnjëherë pa: kapela e gjerë me kashtë është një domosdoshmëri. Përveç mbrojtjes së fytyrës nga rrezet e diellit, duke parandaluar skuqjen dhe dehidratimin e lëkurës së fytyrës, kapela na jep një pamje të sofistikuar dhe në modë. Ka të gjitha llojet e tyre, gjithashtu atë mund ta kombinosh me një veshje të gjatë për kokteje ose për një parti varkash.

f3 f4 f5 f6 f7 f8 f9 f10

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top