Dëshmi

June 11, 2018 | 12:50

Moment i mrekullueshëm, mendonin se kishte vdekur, foshnja e sapolindur nxirret e gjallë pasi ishte varrosur për 8 orë

Ky është momenti kur foshnja e porsalindur, që është varrosur e gjallë për tetë orë, është zbuluar mrekullisht nga policia e Brazilit.

Të afërmit e varrosën vajzën pasi besuan se ajo kishte vdekur në lindje.

Por një video tronditëse tregon dy oficerë që gjunjëzohen mbi një gropë në tokë në errësirë, me vetëm një dritë pishtari për të parë, ndërsa me lopatë zbuluan kokën e foshnjës.

Policia mendonte të gjente një trup të vdekur, por u trondit kur dëgjuan një vajtim të vogël, ndërsa ata hoqën dheun.

Duke përdorur duart e tyre për të zhvendosur dheun e thatë, agjentët nxorën fëmijën nga një vrimë e thellë prej 50 cm.

Ajo ishte e përlyer në baltë dhe kishte ende të bashkangjitur kordonin e saj të kërthizës dhe kishte filluar të fryhej pasi ishte nën tokë për një periudhë të gjatë.

Menjëherë forcat policore e kanë çuar foshnjën në spital për t’i pastruar rrugët e frymëmarrjes dhe për ta furnizuar me oksigjen.

Mjekët e transferuan atë në kujdesin intensive, ku pas analizave dhe skanimeve thanë se fëmija është duke u përmirësuar shumë, pavarësisht nga fillimi traumatik i jetës.

https://www.youtube.com/watch?v=hC7BJUaIeF8

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top