Mirëqenie

June 11, 2018 | 12:58

Të mirat shëndetësore që sjell agjërimi…

Po shkojmë drejt fundit të Ramazanit, por a e dini se agjërimi shëron katër sëmundje. Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimin shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që sjell agjërimi në shëndetin tonë.

Agjërimi forcon trurin

Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni.

Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij.    

Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit.

Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga shprehitë e këqija. Për shkak se do të jeni duke agjëruar gjatë ditës, Ramazani është periudhë e përsosur për të hequr dorë nga shprehitë e këqija. Shprehitë si tymosja e duhanit apo konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer mund t’i largoni shumë lehtë përmes agjërimit sepse trupi gradualisht mësohet me mungesën e tyre derisa ta keni hekur krejtësisht varësinë.

Kolesterol më të ulët  

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është një nga efektet fizike që i ka agjërimi. Por, veç kësaj, një ekip i kardiologëve nga Emiratet e Bashkuara ka konstatuar se personat që agjërojnë përjetojnë reduktim të kolesterolit në gjakun e tyre. Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Detoksikimi i trupit

Përveç se agjërimi i ndihmon besimtarët ta pastrojnë veten shpirtërisht, ai gjithashtu është fantastik edhe për detoksikimin apo pastrimin e trupit. Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi fillon ta detoksikojë veten dhe i largon toksinat e dëmshme që mund të gjenden në depozitat e yndyrës.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top