Në fokus

July 23, 2018 | 9:28

Momente të paharrueshme, reflektim emocional mes fotosh

Një fotografe ka ndarë shkrepje të pabesueshme të marra nga nënat dhe foshnjat e tyre në dhomën e lindjes. Fotografja Paula Galvão, nga Natal, Brazil, kap momentet e para të veçanta të jetës së fëmijës.

Një shkrepje e jashtëzakonshme tregon një të porsalindur që po qëndron ende në lëngun amniotik, ndërsa një tjetër tregon takimin për herë të parë midis nënës dhe fëmijës.

Ndërkohë, një foto në lëvizje tregon një grua para lindjes, duke u gjunjëzuar në dysheme dhe duke u mbajtur tek partneri i saj për mbështetje ndërkohë që ka kontraktime.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paula, 39 vjeç, filloi të fotografonte të tilla momente që pas lindjes së vajzës së saj, Ingrid, tashmë 17 vjeç.

Ajo tha se punon gjatë gjithë ditës, pasi fëmija mund të vijë në çdo kohë, por ndihet “shumë e lumtur dhe e përmbushur” nga puna e saj, duke treguar se si ‘çdo lindje të jep emocione të ndryshme’.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top