Lifestyle

July 23, 2018 | 9:04

Elegante në plazh, tendenca verë 2018

Është koha për pushime. Dikush tashmë është me pushime, dikush tjetër po bëhet gati të shkojë. Por çfarë të marrësh me vete këtë verë? Kur shkoni në plazh doni të qëndroni sa më rehat dhe sa më fresk, por kjo nuk do të thotë të neglizhosh pamjen. Edhe në det mund të ndjekësh modën, përmes kostumeve, sandaleve dhe aksesorëve trendy.

NapoliToday intervistoi gazetaren dhe eksperten e modës Mariagrazia Ceraso, autore dhe themeluese e blogut të modës dhe pushimeve  “Venus at Her mirror”, për të mësuar rreth të gjitha tendencave të plazhit për verën 2018.

Le të shohim se si të krijojmë një veshje plazhi chic dhe elegante:

Guaskat: Këto janë shumë në modë këtë verë. Në të vërtetë, përmes përdorimit të tyre kthehemi në modën e viteve ’90, përmes vënies së byzylykëve të këmbës, dorës dhe varëseve me guaska. Janë të përkryera për t’u përzier me veshje luksoze dhe për tu dukur shumë stil. Ju me siguri do t’i gjeni në dyqanet artizanale apo edhe dyqanet e vendpushimeve bregdetare.

Çantë prej kashte: si çdo vit ju nuk mund ta lini mënjanë çantën e kashtës në verë! Këtë herë ato me formë të rrumbullakët janë shumë në modë, të cilat mund ti mbani në sup apo dhe thjesht në dorë.

Kostume trupore: tani kostumet trupore janë kthyer në modë, jo vetëm për të fshehur disa të meta, por mbi të gjitha për të qenë joshës dhe elegantë në plazh.

Thonj të kuruar: ata duhet të jenë kështu! Ngjyrat më të bukura për këtë sezon janë ngjyrat pastel si rozë, e verdhë, e bardhë. Shkojnë shumë me veshje të lehta, sandale prej lëkure dhe një trup të nxirë.

Pantofla: pantoflat shumë të dashura dhe aq të urryera në plazh janë një domosdoshmëri. Mund të vishen për një ditë në det, por edhe për mbrëmje, këtë vit ato janë të mbushura me korale, pëlhura metalike dhe thekë. Kombinojini me veshje të bardha të qëndisura dhe ju do të dukeni super elegante!

 

Burimi / today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top