FB

October 16, 2021 | 8:14

Mos abuzoni kurrë me njerëzit e mirë: ata falin, por kur lodhen, largohen pa parë pas

Njerëzit e mirë falin një mijë herë, por kur largohen, nuk kthehen më. Shpesh shoqëria e sotme tenton të përfitojë nga njerëzit e mirë. Ata që tregojnë ndjeshmëri, gatishmëri. Dhe nuk jetojnë sipas interesave të tyre, por e vënë veten në dispozicion të atyre në nevojë. Nga të margjinalizuarit, të përjashtuarit, nga ata që ndoshta bënë disa gabime ose thjesht patën më pak fat se të tjerët.

1Në një botë gjithnjë e më të shtrembëruar në vlerat dhe parimet e saj, bëhet më e vështirë të dish se kujt t’i besosh, kujt t’i kërkosh ndihmë. Kë mund të shohësh në sy, duke e ditur se nuk mban maskën e egoizmit apo përfitimit personal.

 

Njerëzit e mirë

Në botën tonë, besnikëria dhe përkushtimi ndaj të tjerëve përfundojnë si diçka që pengon, sepse ajo që ka vërtet rëndësi është të ngjitësh hapat e rritjes shoqërore, në punë dhe në jetë. Vendosja e vetes në qendër të gjithçkaje është bërë e zakonshme dhe madje konsiderohet e drejtë. Njerëzit e mirë janë ata që luftojnë çdo ditë, pa i humbur kurrë sytë nga të tjerët. Janë ata individë të aftë të ndalen dhe të pyesin nëse gjithçka është në rregull. Janë ata njerëz të gatshëm të sakrifikojnë një orë nga koha e tyre për të dëgjuar një shfryrje ose një ftesë për të ndihmuar. Përballë dhimbjes ata ndalojnë, shtrijnë dorën, ndajnë një buzëqeshje dhe shpresën për një të nesërme më të mirë.

2

Njerëzit e mirë ndihen pjesë e së tërës, jo individë të angazhuar vetëm në ndjekjen e suksesit dhe përfitimeve të tyre personale. Por kur mbledhin vetëm ftohtësi dhe asnjë mirënjohje, edhe njerëzit e mirë lodhen. Ata nuk marrin hak, nuk bërtasin. Thjesht largohen. Kështu ndarja e tyre bëhet përfundimtare.

Të lëndosh ndjenjat e njerëzive të mirë do të thotë t’i humbasësh ata përgjithmonë. Do të thotë të gjesh veten pa një shpatull ku të mbështetesh ose një dorë të gatshme për të ndarë. Njerëzit e mirë nuk duhet të abuzohen kurrë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top