FB

August 31, 2022 | 7:45

Mos e humbni kohën tuaj! Hiqni celularin dhe…, mendoni!

Ne i frikësohemi heshtjes së mendjes dhe mendimeve tona. Ndezim televizorin ose shfletojmë rrjetet sociale për t’u ndjerë sikur kemi shoqëri, se nuk jemi vetëm. Dhe ne përfundojmë duke u bombarduar me aq shumë informacione dhe mesazhe negative, saqë jo vetëm ndihemi vetëm, por përfundojmë të ndihemi si të dështuar!

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor 

Kam lexuar një kërkim shkencor shumë interesant të botuar në Journal of Experimental Psychology: General nga ekipi i Dr. Hatano, një profesor në Universitetin e Tokios. Të dhënat e hulumtimit treguan se kur pjesëmarrësit u pyetën nëse do të donin të qëndronin vetëm me veten dhe mendimet e tyre për një kohë, parashikimi i tyre ishte se nuk do t’u pëlqente. Studiuesit bënë një eksperiment dhe i lanë të njëjtët pjesëmarrës vetëm me mendimet e tyre dhe më pas i pyetën se si ndiheshin. Pjesëmarrësit u habitën sepse edhe pse fillimisht parashikuan se nuk do t’u pëlqente kjo, përfunduan duke e parë atë një përvojë shumë të bukur! Ne e nënvlerësojmë aftësinë tonë për të shijuar mendimet dhe imagjinatën tonë! Dhe ne e humbasim mundësinë për të pasur një përvojë pozitive me veten. Dhe ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme se lënia e mendjes tuaj të endet ndihmon me kreativitetin, zgjidhjen e problemeve, qetësinë e mendjes dhe gjetjen e kuptimit.

Ndaj sugjeroj që, qysh sot, fikni celularin, tabletin apo televizorin për 20 minuta dhe të ndaloni të vrisni kohën. Në vend të kësaj, gjeni një plazh të bukur ose një foto të bukur, shikojeni atë dhe lëreni mendjen tuaj të endet…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top