Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 9:50

Mos u bërtitni fëmijëve, shkatërroni vetëbesimin e tyre

Dihet mirë se fëmijët janë një gëzim, por gjithashtu kërkojnë shumë punë dhe durim. Tashmë nuk ka rëndësi që t’i përsëritni 50 herë të njëjtën gjë pasi ata do vazhdojnë të bëjnë të kundërtën! 

Ata janë shpesh të ngathët, të zhurmshëm ose shumë dembelë, aq sa përtojnë të marrin një pirun. Mbajtja e nervave në situata të caktuara kërkon durimin e një shenjtori … Qëndroni larg problemeve, shpesh duket e pamundur për disa fëmijë! Arsyet pse ju duhet të shmangni ngritjen e zërit tuaj edhe kur këta çamarrokë të vegjël ju vënë në provë …

Shkakton të njëjtin reagim emocional si ndëshkimi fizik.

Shumë prindër mendojnë se është më traumatike që ti rrahin fëmijët, në vend që t’i qortojnë ata me zë të lartë. Në fakt, studimet kanë treguar se niveli i stresit për fëmijët është pothuajse i njëjtë. 

Shkakton pasoja psikike serioze

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se qortimet e përsëritura, ndëshkimet dhe fyerjet do t’i bënin fëmijët dhe adoleshentët më të prirur ndaj depresionit. Në këtë mënyrë ata do të dëmtonin vetëbesimin e këtyre fëmijëve, duke i bërë ata që të mësojnë të gënjejnë dhe vjedhin.

Nuk mëson mësimin

Të gjithë ju që bërtisni bëni që fëmija juaj të ndihet i padobishëm. Truri i  fëmijëve është ende në zhvillim e sipër, kështu që ata mund bëhen të prirur ndaj formave të tjera të dhunës. Në këtë moshë, sjelljet e lëkundshme janë krejtësisht të natyrshme dhe duhet gjetur një mënyrë që nuk është agresive, për t’u marrë me to. Gjithashtu prindërit duhet të shohin se si sillen vetë.

Sigurisht rritja e një fëmije nuk është e lehtë, por dhuna nuk është kurrë përgjigje. Të vegjlit kanë nevojë për një dorë ndihme, durim, dashuri dhe paqe. Nëse qëndroni të qetë ndërsa i mësoni se si të sillen, fëmijët do të mësojnë të jenë të durueshëm, të butë dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top