Këshilla & Arsye

December 30, 2016 | 7:07

Mos u dashuro pas një gruaje që lexon…

1Mos u dashuro pas një gruaje që lexon, pas një gruaje fort të ndjeshme, pas një gruaje që shkruan. Mos u dashuro pas një gruaje të mençur, magjistricë, delirante, të marrë. Mos u dashuro pas një gruaje që mendon, e vetëdijshme që e njeh botën, e zonja për të marrë krah, pas një gruaje me besim në vetvete. Mos u dashuro pas një gruaje që di të shndërrojë shpirtin e saj në mish, e pas një gruaje që dashuron poezinë (ato janë më të rrezikshmet), a pas nje gruaje që mund të rrijë gjysmë ore para një tabloje apo që nuk jeton dot pa muzikë. Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme, të kthjellët, rebele e moskokëçarëse. Mos të qëlloftë të dashurohesh pas kësaj gruaje. Sepse kur dashurohesh mbas një gruaje të tillë, në qëndroftë apo jo pranë teje, në të dashtë apo jo, një grua të tillë s’e harron dot dhe do kalosh gjithë jetën mjerueshëm duke krahasuar gjithë të tjerat me të.

| Martha Rivera Garrido |

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top