Lifestyle

December 29, 2016 | 10:38

Glikoja e arrës, BBC “mahnitet” nga ëmbëlsira shqiptare

Gjiganti mediatik BBC në emisionin e gatimit i ka kushtuar një vend të veçantë glikosë së arrës të përgatitur në jug të Shqipërisë.

Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë, e cila përgatitet me arra të ziera, të pa hapura dhe sherbet.

Kjo është një recetë tradicionale nga Shqipëria e jugut, nga një peizazh i pyjeve të dendura, kanione të thella dhe urat e vjetra osmane. Ajo shpesh shërbehet në festat familjare mysafirët në shtëpi.

Kjo ëmbëlsirë është në rrezik zhdukjeje pasi gjeneratat e reja po shfaqin më pak interes për traditat tradicionale të kuzhinës dhe për shkak se arrat rriten në zona të thella.

Ky rajon i Shqipërisë ka nivele të ulëta punësimi dhe nivel të lartë emigrimi, por siç raporton Dan Saladino, në qoftë se kjo recetë e veçantë mund të shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë të rrezikuar të ushqimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top