Ndikimi i të ushqyerit në funksionimin e kujtesës mund të jetë çuditërisht i shpejtë. Kujtesa mund të përmirësohet një orë pas konsumimit të një pije proteinike dhe të bjerë një orë pas konsumimit të një pije glukoze. Përveç kësaj, një mëngjes i ulët glycemik (në të cilin glukoza bie ngadalë) lidhet me kujtesë më të mirë verbale.
Megjithatë, ndikimi i të ushqyerit në shëndetin e trurit shtrihet shumë më tepër se orët në të cilat ushqimi konsumohet. Në fakt, ushqimi që hamë gjatë një periudhe vitesh ka aftësinë për të ndikuar shëndetin tonë të trurit pozitivisht ose negativisht.
Ushqimet e shëndetshme të trurit:
- Perimet me gjethe jeshile dhe perime të tjera
- Arra
- Boronica
- Fasule
- Peshku (të paktën një herë në javë)
- Vaj ulliri (për përdorim si vaj primar)
- Verë (një gotë në ditë)
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.