Lifestyle

April 13, 2018 | 9:23

Mrekulli! Foshnja vjen në jetë katër vjet pas vdekjes së prindërve

Historia që vërteton se mrekullitë ndodhin! Kjo është historia e një foshnje që është sjellë në jetë falë një nëne surrogate, plot katër vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kinë, ku sipas mediave vendase, çifti që humbi jetën në vitin 2013, kishte ngrirë disa embrione me shpresën për të pasur një fëmijë përmes metodës “IVF”, apo fekondimit in vitro.

Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve.

Në fakt djali i lindur nga nëna surrogate nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing News” e raportoi lajmin të martën e kësaj jave.

Surrogacia është e paligjshme në Kinë, duke i detyruar ata që të kërkojnë mundësi për këtë jashtë vendit.

Gjyshërit kishin hasur disa pengesa për të transportuar embrionet jashtë Kinës si dhe për të provuar atësinë dhe nënshtetësinë e foshnjës sapo të lindte.

“Së pari ne menduam të përdorim transportin ajror, por asnjë nga linjat ajrore nuk ishin të gatshme të merrnin shishe me azotikë të lëngët, ku ishin ruajtur katër embrionet “, tha për The Beijing News, një ekspert surrogatësh që ndihmonte familjet.

Kështu që familjet vendosën të transportonin ngarkesën e tyre për ta çmuar përmes rrugës në Laos, ku kjo metodë është ligjore.

Problemi tjetër ishte kthimi i fëmijës në Kinë. Fëmijët e lindur nëpërmjet surrogatizimit jashtë vendit duhet të kenë një test të ADN-së që vërteton se një nga prindërit biologjik është një shtetas kinez.

Për këtë çështje, nëna zëvendësuese e Laosit u soll në Kinë për një vizë turistike dhe familjet organizuan që ajo të lindte në një spital privat në qytetin jugor të Guangzhou.

Fëmija u mbajt në spital për 15 ditë, derisa të katër gjyshërit dhanë gjak dhe kryen teste të ADN-së, duke vërtetuar që fëmija në të vërtetë ishte nipi i tyre dhe se të dy prindërit ishin shtetas kinezë.

Vendimi historik që lejon prindërit të trashëgojnë embrionet e ngrira të krijuara nga fëmijët e tyre, ka shkaktuar një debat të gjerë në mediat sociale kineze.

Gjyshi i Tiantian, Shen Xinnan tha për The Beijing News se do të presë deri sa djali të jetë “më i rritur ” para se t’i tregojë se çfarë ka ndodhur me prindërit e tij.

Burimi / https://www.msn.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com