Mirëqenie

April 13, 2018 | 9:55

20 simptomat e papritura të kancerit që nuk duhen anashkaluar

Janë afro 1.7 milionë raste të reja të kancerit që diagnostikohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se shumë njerëz ndjekin protokollet bazë të jetesës së shëndetshme që minimizojnë rrezikun e tyre, si stërvitja e rregullt, ngrënia përmes një diete të ekuilibruar dhe lënia mënjanë e duhanit, ekzistojnë forma të panumërta të kancerit që nuk mund të pengohen nga ndryshimet e jetesës.

Ajo që mbetet më shqetësuese është fakti se shumë simptoma të kancerit kalojnë pa u vënë re derisa përhapen në të gjithë trupin. Ajo që mendon se është një lëndim ushtrimor, simptomë ftohjeje ose një problem i vogël dermatologjik mund të jetë diçka më serioze që fshihet poshtë sipërfaqes. Lajm i mirë është se kur arrini t’i shikoni këto simptoma të habitshme të kancerit, rritni shanset për të jetuar një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Këto janë simptomat që nuk duhen anashkaluar:

  1. Humbje e pashpjegueshme peshe
  2. Lodhje e tepruar
  3. Anemi
  4. Mpirje e tepërt
  5. Djersitje natën
  6. Fryrje
  7. Një gungë në fyt
  8. Zmadhim të nyjave limfatike
  9. Ënjtje e fytyrës
  10. Ndryshime të shikimit
  11. Mungesë të vetëpërmbajtjes
  12. Shenja në lëkurë
  13. Vështirësi në gëlltitje
  14. Dhimbje në fund të brinjëve
  15. Një kokërr në sqetull
  16. Skuqje në lëkurë
  17. Dhimbje kockore
  18. Kriza të ndryshme
  19. Kollitje e vazhdueshme
  20. Ndryshime në ngjyrën e lëkurës

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top