Dëshmi

September 4, 2021 | 8:12

Mund të lindësh burrë, por të mbetesh… një shembull frymëzimi si Keanu Reeves

 

Aktor, regjisor, producent filmi dhe muzikanti Keanu Charles Reeves (Keanu Charles Reeves), humbi 20 minutat e para të festës kushtuar përfundimit të xhirimeve të filmit të tij të ri në një nga klubet në Nju Jork. Ai priti me durim në shi që të mund të hynte brenda. Askush nuk e njohu. Pronari i klubit tha: “Nuk e dija që Keanu ishte duke qëndruar nën shi duke pritur që të hynte brenda. Ai nuk i tha gjë askujt”.

0

Keanu është nga ata njerëz që udhëton me transport publik. Komunikon lehtësisht me njerëzit e pastrehë në rrugë dhe i ndihmon ata. Është vetëm 56 vjeç (2 shtator 1964).

Ai thjesht mund të hajë një hot dog në park, i ulur mes njerëzve të zakonshëm.

Pas xhirimeve të para të “Matrix”, ai u dha të gjithë figurantëve pjesëmarrës nga një motor të ri – si mirënjohje ndaj aftësisë së tyre.

Keanu hoqi dorë nga vlera e pagesës së tij për pagat e stilistëve të kostumeve dhe shkencëtarëve të kompjuterave, të cilët vizatojnë efekte speciale në “The Matrix”, dhe, ia dedikoi atyre buxhetin e filmit.

Ai zvogëloi pagesën e tij në filmin “Avokati i Djallit” për të pasur para të mjaftueshme për të ftuar Al Pacinon.

Pothuajse në të njëjtën kohë shoku i tij më i mirë u nda nga jeta; e dashura e tij humbi një fëmijë dhe shpejt humbi jetën në një aksident me makinë, ndërsa motra e tij u sëmur nga leuçemia. Keanu nuk u mposht: ai dhuroi 5 milion dollarë për klinikën që trajtonte motrën e tij, refuzoi të fotografohej (të ishte me të) dhe krijoi Fondacionin e Leuçemisë, duke dhuruar shuma të konsiderueshme nga çdo tarifë për film.

Mund të lindësh burrë, por të mbetesh… ky është shembulli, Keanu Charles Reeves.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Worthfeed

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top