Mirëqenie

December 27, 2017 | 9:51

Mungesa e vitaminës E mund të çojë në probleme serioze shëndetësore

Vitamina E luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Mungesa e saj mund të çojë në probleme serioze shëndetësore. Ky antioksidues i fuqishëm njihet veçmas për efektin pozitiv në shëndetin dhe pamjen e lëkurës.

e

Cilat janë dobitë tjera nga vitamina E ?

• Mbron qelizat nga plakja 
• Furnizon organizmin me oksigjen 
• Mbron mushkëritë nga ajri i ndotur, vepron së bashku me vitaminën A
• Ndalon koagulimin dhe e hollon gjakun 
• Zbut lodhjen 
• Shpejton shërimin nga djegiet 
• Mbron nga sëmundje të ndryshme kancerogjene 
• Vepron si diuretik dhe mund të ulë shtypjen 
• Merr pjesë në formimin e qelizave riprodhuese në organizmin e njeriut 
• Lehtëson funksionimin e sistemit nervor dhe hipofizës.

Ushqimet që mbajnë vitaminën E ?

Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë, në veçanti në botën bimore. Drithërat integrale, filizat e grurit, soja, lakra e kuqe, brokulli, perimet me gjethe të gjelbra, spinaqi, gruri integral, vezët dhe vajrat bimore, janë burimet më të mira të vitaminës E.

Mishi përmban vetëm këtë vitaminë në sasi të pa konsiderueshme. Gjendet edhe në disa fruta, si mani, kajsia, avokado, bajame dhe arra. Në sasi të vogla gjendet edhe në produktet e qumështit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top