FB

April 8, 2024 | 7:33

“Muzgu i Jetës”, psikologia Doruntina Grulaj sjell vargje poetike mes notash nostalgjie, refleksioni dhe proteste

 

“Muzgu i Jetës” është një përmbledhje e veçantë poetike e autores Doruntina Grulaj. Ky botim përshkruan ndjesitë më të thella të jetës së saj, një udhëtim i shpirtit që frymëzon me personazhet dhe përjetimet jetësore.

muzgu-i-jetesPorsa e merr në dorë librin “Muzgu i Jetës” ndjen nostalgji, kujtime, ku secili e gjen veten në ndonjë varg të librit brenda poezive, aty ku autorja ka shtjelluar shumë personazhe të ndryshme.

Në librin “Muzgu i Jetës” autorja shpreh ndjenjë, reflekti, vuajtje, frymëzim, protestë, gjithashtu ndërmjet vargjeve të fuqishme ka shprehur me thellësi trishtimin dhe dhimbjen që ka përjetuar Kosova gjatë luftës 1998-1999. 

Ndërsa kur flasim për poezitë dhe dashurinë padyshim ato kanë një fuqi të veçantë për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e thella të dashurisë. Nëpërmjet fjalëve të bukura dhe imazheve poetike autorja ka shprehur ëmbëlsi, mall, gëzim, dhimbje dhe shpresë. 

doruntina-grulajPoezitë në librin “Muzgu i Jetës” kanë një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë”, dhe të thurura bukur, aty kemi pjesë kemi edhe dukuritë negative si divorci, droga, bixhozi, etj. Vlen të theksojmë që sipas autores këto janë tema shumë të rëndësishme që duhet të shprehim dhe të reflektojmë sepse dita ditës e më shumë këto janë prezente dhe gjithmonë shumë të ndjeshme. 

Libri sapo ka dalë në qarkullim dhe u publikua nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Librin “Muzgu i Jetës” mund ta gjeni fizikisht në Prishtinë, në libraritë: Dukagjini, Artini e shumë librari të tjera brenda Kosovës. Gjithashtu në Maqedoni të Veriut, në qytetin e Manastirit, aty ku është krijuar alfabeti i gjuhës shqipe, në bibliotekën e parë të hapur shqipe Linkest, së shpejti libri do të jetë edhe në Shqipëri e Mal të Zi. Librin mund ta porosisni edhe online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top