Këshilla & Arsye

August 6, 2016 | 8:51

Muzika alegro përmirëson humorin

Të dëgjosh muzikë alegro përmirëson gjendjen shpirtërore. Këtë pohim e kanë dhënë dy studime të Universitetit të Missouri-t që janë botuar në revistën Journal of Positive Psychology. Gjatë studimit të parë, një grup vullnetarësh është ftuar të përmirësojë gjendjen shpirtërore duke dëgjuar muzikë ritmike dhe alegro. Duke i vëzhguar me kujdes, studiuesit kanë arritur në përfundimin se sapo dëgjonin muzikë alegro edhe vetë humori i tyre ndryshonte. Ndërkohë, në studimin e dytë, pjesëmarrës të tjerë që dëgjonin muzikë klasike nuk kishin asnjë ndryshim në humorin e tyre. Personat që dëgjonin muzikë alegro reflektonin nivel të lartë lumturie pas dy javësh që kishin dëgjuar për çdo ditë, krahasuar me grupin e dytë të pjesëmarrësve të studimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top