Posta

August 6, 2016 | 8:58

Mamaja ime vuan nga depresioni

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Quhem Elda dhe do të doja një këshillë prej jush. Para shtatë muajsh, mamaja ime u sëmur rëndë. Ishte një periudhë e vështirë, por pak nga pak e mori veten. Pas gjithë kësaj kohe kam vërë re disa shenja që më shqetësojnë. Mendoj se ajo vuan nga depresioni. Është gjithë kohës e acaruar, nuk ka dëshirë të bëjë asgjë, qoftë edhe të dalë poshtë pallatit të pijë një kafe, qan shpesh… Çfarë mund të bëj?

Përgjigjie:Duke qenë se mamaja juaj ka përjetuar momente të vështira në jetën e saj, meriton të kalojë orët e veta të meditimit rreth jetës dhe vdekjes. Nëse këto momente kalojnë një periudhë më të gjatë se tre deri në gjashtë muaj, atëherë është e udhës që t’i drejtoheni një profesionisti, sigurisht me miratimin e vetë nënës suaj. Përpara këtij hapi, provoni të kaloni momente komunikimi mbështetës me të. Kujdes, mos gjykoni ndryshimin e gjendjes së saj. Nuk është e nevojshme t’i tregoni çdo ditë se sa e çuditshme është që ajo nuk po del nga shtëpia etj. Përkundrazi, mirëkuptojeni dhe bashkojuni ‘lotëve’ verbalë të saj, se sa e vështirë do ketë qenë për të situata që kaloi dhe se sa të lumtur jeni që ajo është midis jush shëndoshë e mirë. E gjithë familja mund të marrë pjesë në këtë fazë mbështetjeje, derisa nëna juaj të ndihet e dëgjuar dhe më pas të fillojë, së bashku me ju, të ndërmarrë hapa fillestarë, fundja duke shkuar në një ambient në ajër të pastër, të cilin ajo e preferon. Interesohuni për dietën e saj dhe angazhohuni që të funksionojë pa vështirësi dhe preokupim nga ana e mamasë. Kjo do ta bëjë të ndihet e mbështetur dhe në vëmendjen e njerëzve që e duan dhe i do.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top