Këshilla & Arsye

September 12, 2018 | 13:39

Muzika që duhet të dëgjoni për të qenë sa më produktiv në palestër

Në ditët e sotme aktiviteti fizik është shndërruar në një nga objektivat e shumë personave të cilët kërkojnë të humbasin kile apo të kenë një trup të mirë. Por shumë prej tyre lodhen shumë shpejt dhe mendojnë që t’i japin fund fitness-it.

Por në këtë pikë ju vijnë në ndihmë studiuesit të cilët shprehen se duke dëgjuar muzikë gjatë aktivitetit fizik ju do ta ndjeni më pak lodhjen dhe do të arrini objektivin tuaj.

Kërkuesit në Universitetin Brunel në Londër testuan efektet që kishte muzika dhe zbuluan se ndërsa stërviteshe tingujt stimulonin një pjesë të trurit duke ndikuar edhe në ndjenjën e lodhjes.

Pra duke dëgjuar muzikë teksa ushtroheshe nuk e ndjeje lodhjeje që do të ndjeje në kushte normale. Pjesëmarrësit në studim u shprehën se kishin ndjesinë se edhe ushtrimet ishin më të shpejta dhe më stimuluese.“Muzika- shprehet një nga autorët e studimit është një stimul shumë i fuqishëm dhe mund të përdoret për të zbutur ndjesitë negative trupore që zakonisht ndodhin gjatë stërvitjes”.

“Roli stimulues i muzikës mund të jetë thelbësor në periudhat më kritike të trajnimit, si kur jeni pak të mërzitur dhe motivimi zvogëlohet për të cilën është më e lehtë të heqësh dorë ose për ata persona për të cilët stërvitja është më e vështirë sepse ka probleme shëndetësore”.

Meqenëse muzika ka rol stimulues gjatë aktivitetit fizik shtrohet pyetja cila lloj muzike do të ishte më e suksesshme?

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se duke dëgjuar muzikë pop dhe rock fitoni më shumë rezistencë në sfidën tuaj me ushtrimet fizike. Dhe për t’u ndier energjikë në palestër provoni këngë si ‘Don’t stop me now’ të Queen, apo ‘Dancing Queen’ e Abba.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top