Këshilla & Arsye

December 21, 2020 | 8:57

Muzika, të kënduarit dhe të luajturit në instrumente: “Udhëzime për COVID-19-të”!

Situata e pazakontë COVID-19-të ka krijuar shumë vështirësi për komunitetin artistik të muzikës. Një fenomen i tillë ka ndodhur në të gjithë koret dhe orkestrat profesioniste dhe amatore në të gjithë botën ku studiohet, luhet dhe këndohet muzikë. Specialistët e komitetit të ekspertëve në bashkëpunim me menaxherët dhe drejtuesit e koreve dhe orkestrave kanë nxjerrë udhëzime për të parandaluar infektimin me COVID-19-të, të pjesëtarëve të këtyre formacioneve artistike për të vazhduar në një situatë të jashtëzakonshme, të kënduarin, studimin dhe lojën në instrumentet muzikore.

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Në Shqipëri në Teatrin e Operas, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, Orkestrën dhe Korin e Operas, Orkestrën e RTV Shqiptar janë përpiluar disa protokolle për të zhvilluar dhe mbajtur gjallë aktivitetin e reduktuar artistik në seancat e provave në kushte të jashtëzakonshme. Kjo situatë është edhe në koret dhe orkestrat amatore që po funksionojnë shumë pak këtë periudhë të Pandemisë.

Edhe në institucionet artistike botërore dhe europiane kanë përpiluar disa protokolle për të mbrojtur këngëtarët dhe orkestrantët nga “Pandemia COVID 19-të”.

Këtë vit të jashtëzakonshëm të kënduarit dhe luajturit në orkestër dhe shfaqjet muzikore janë krejt ndryshe me performancën e zakonshme në institucionet artistike. Për këtë situatë të jashtëzakonshme, komitetet e ekspertëve dhe drejtuesit dhe menaxherët kanë nxjerrë disa udhëzime për provat për të kënduar dhe luajtur muzikë.

1

Si t’i përdorni këto udhëzime?

Të gjithë komunitetet artistike muzikore duhet të përdorin këto udhëzime së bashku me “Udhëzimet e mbajtjes të një organizimi për të luajtur muzikë” për t’ju ndihmuar të vendosni, se sa njerëz mund të mblidhni për një provë orkestre, kori, shfaqje me muzikë ose koncert”.

Nëse veprimtaria juaj nuk është brenda “Udhëzimeve për mbajtjen e një takimi, prove, si dhe “Udhëzimeve për të kënduar dhe luajtur muzikë”, duhet të paraqisni një kërkesë pranë institucioneve përkatëse drejtuese për një rishikim të ngjarjeve artistike, provave dhe aktiviteteve të planifikuara gjatë Pandemisë COVID-19-të.

Çfarë udhëzojnë rekomandimet për COVID-19-të?

Neve të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është muzika për shëndetin mendor, mirëqenien dhe kënaqësinë shpirtërore të shumë njerëzve në të gjithë globin. 

Muzika krahas misionit artistik dhe estetik është e rëndësishme për:

  • zhvillimin e trurit;
  • të mësuarit e emocioneve sociale; dhe
  • lidhjeve kulturore.

1-20

Për të luajtur dhe kënduar muzikë në mënyrë të sigurtë, duhet:

  • të kuptoni rreziqet që lidhen me COVID-19-të;
  • të kontrolloni mjedisin; dhe
  • të rimendoni numrin e pjesëmarrësve të provës, klasës, performancës dhe aktiviteteve muzikore.

Në fakt profesionistët e fushës së mjekësisë në këtë periudhë kanë bërë disa “kërkime të kufizuara shkencore” mbi të kënduarin dhe lojën në instrumentet e fiatit dhe tunxhit në lidhje me COVID-19-të. 

Por, disa grupe në të gjithë botën po punojnë me moton: “Ne e dimë se ka rrezik që lidhet me këto aktivitete. Ne kemi mjete për të menaxhuar këtë rrezik, edhe nëse nuk mund ta eliminojmë atë”. Menaxhimi i rrezikut merr një rëndësi të veçantë për situatën aktuale për të zhvilluar  prova kori dhe orkestre, për të menduar për të ardhmen e instrumentistëve dhe këngëtarëve dhe artit muzikor në përgjithësi.

Çfarë duhet të dini në lidhje me përhapjen e COVID-19-të?

COVID-19 përhapet shpesh nga dikush që është infektuar përmes:

  • stërkalave të frymëmarrjes të krijuara kur kolliteni, tështini, këndoni, bërtisni ose luani në një instrument fryme;
  • kontakteve të ngushta personale të zgjatura, të tilla si prekja ose shtrëngimi i duarve; ose
  • prekja e diçkaje, instrumenti me virusin në të, pastaj prekja e gojës, hundës ose syve para se të lani duart.

Rreziku i transmetimit COVID-19-të rritet kur:

  • rritet numri i njerëzve me të cilët jeni në kontakt; dhe
  • zgjatet koha që kaloni në kontakt me ta.

singing

Ilustrimi në këtë figurën 1 jep disa shembuj të niveleve të ndryshme të rrezikut. 

E gjelbra do të thotë rrezik i ulët, portokalli do të thotë rrezik i mesëm dhe e kuqja do të thotë rrezik i lartë.

Rreziku i ekspozimit ndaj virusit varet nga:

  • numri i njerëzve të pranishëm në provat e korit ose orkestrës;
  • elementëve të ventilimit (të brendshme kundrejt atyre të jashtme); dhe
  • ndarjes së objekteve, etj.

singingg

Figura 2 tregon sesi aktivitete të ndryshme përhapin sasi të ndryshme të grimcave në ajër. 

Sa më shumë grimca të përhapen, aq më i lartë rreziku është që një person i infektuar të përhapë COVID-19-të. 

Si përfundim protokollet për situatën e jashtëzakonshme COVID-19-të, bëjnë të mundur zhvillimin e provave të koreve dhe orkestrave profesionale dhe amatore në të gjithë botën edhe në Shqipëri. Të luajturit dhe të kënduarit i muzikës mban gjallë instrumentistët dhe këngëtarët dhe i jep publikut kënaqësi  artistike në një situatë të jashtëzakonshme me moton: “Ka mjete për të menaxhuar rrezikun dhe mbrojtur nga COVID-19-të, edhe nëse nuk mund ta eliminojmë atë”!

 

Referenca: Burime interneti: “COVID 19-të muzika dhe udhëzime”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top