Këshilla & Arsye

September 29, 2020 | 12:07

Muzikologjia konjitive sipas Niels Trusbak Haumann, metoda të reja për studimin e trurit njerëzor

 

 

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit, përkthyes i librit

Muzikologjia konjitive e ka origjinën pjesërisht nga një traditë ndërdisiplinore e studimit të muzikës, që ka të bëjë me perspektivën e psikologjisë. Kjo traditë u fillua në vitin 1863 nga Hermann von Helmholtz, duke u quajtur ndryshe edhe “psikomuzikologji”.  Paraqitja e metodave të reja për të studiuar trurin njerëzor, në momentin kur njerëzit luajnë ose dëgjojnë muzikë, si dhe metodat e reja në modelimin kompjuterik, kanë tërhequr vëmendjen për këtë fushë.

hyrjeInteresi i rigjallëruar kohët e fundit për studime ndërdisiplinore, nevoja për të testuar teorinë e muzikës në mënyrë empirike, si dhe përqendrimi në aplikime të reja të teorisë së muzikës kanë kontribuar gjithashtu në një interes në rritje, për sa i përket muzikologjisë konjitive.

Kjo metodologji sjell autorin Niels Trusbak Haumann në shqip me “Hyrje në Muzikologjinë konjitive”, një punë me vlera shkencore në këtë nëndisiplinë bashkëkohore, me të ardhme premtuese.

Niels Trusbak Haumann PHD, (Post-doktoraturë) është kërkues teknik në Universitetin e Aarhusit dhe në Spitalin e Universitetit të Aarhusit në Danimarkë. Autori sjell në studimin e tij, hulumtime gjatë eksperiencës, për sa i përket kërkimit shkencor, si dhe studimeve akademike ndër vite, në zhanret: muzikologji, psikologji, neurologji, si dhe të shkencave kompjuterike. 

Metodat e kërkimit shkencor marrin një rëndësi të veçantë në këtë studim. Trajtimi i metodave të kërkimit shkencor i jep gjithashtu një ndihmë të rëndësishme kriterit dhe kërkimit shkencor edhe në disiplinat e tjera shkencore të lidhura me muzikologjinë konjitive. Autori shkruan: “Nëse një teori nuk është testuar në mënyrë empirike, besueshmëria e teorisë është e pasigurt. Hipotezat specifike, ose pretendimet e provueshme, mund të nxirren nga teoritë dhe këto hipoteza mund të testohen me metoda sasiore empirike. Një nga llojet e metodës empirike është edhe analiza sasiore e muzikës”. Metodat empirike cilësore përdoren në një masë më të vogël në kërkimin empirik, në muzikologjinë konjitive.

          1       2

Autori i këtij studimi shtjellon hulumtimet e qasjeve atomistike, Gestaltit, qasjes funksionaliste, testimit të aftësisë muzikore, qasjet behavioriste, qasjes konjitive dhe neuroshkencore për psikologjinë e muzikës, të cilat ndërthurin dhe shtojnë këndvështrime dhe metoda të mëtejshme në ato paraprake.

Gjatë punës sime në degën e psikologjisë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, jam marrë me kërkim shkencor, si dhe kam zhvilluar disa teste, me studentët, në institucionet shëndetësore, edukuese dhe rehabilituese, për sa i përket terapisë së muzikës dhe muzikologjisë konjitive. Kam bashkëpunuar gjithashtu me Neurologun Dr. Genc Nurja dhe Dr. Maranaj Marku, si dhe me Departamentin Infermieri, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, me pedagogët: Julian Kraja, Emiljano Pjetri, Kristian Preçetaj dhe Sebastjan Mjekaj. Kam marrë pjesë në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ku ndër të tjera, kam trajtuar tema në lidhje me muzikologjinë konjitive, terapinë e muzikës për Disfazinë, pacientët Kardiovaskular dhe Alzheimer-Parkinson.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top