Si prindërit rrisin fëmijë narcistë. Konkluzionet vijnë nga një studim spanjoll i 591 adoleshentëve.
Kërkimet tregojnë se narcistët e dhunshëm rriten nga prindër që:
1- U lejojnë fëmijëve të tyre liri të madhe sjelljeje e veprimi – pra ndjejnë prindër që ndjejnë përgjegjesi të madhe për veten e tyre po kanë kërkesa minimale ndaj fëmijëve të tyre. Fëmijët narcisistë të këtyre prindërve kanë gjasa të jenë agresivë edhe ndaj prindërve kur nuk marrin atë që dëshirojnë, pasi këta adoleshentë mendojnë se duhet të kenë gjithçka që duan, Tani dhe Këtu, pra në çast.
2- Prindër që nuk shfaqin dashuri e afeksion ndaj fëmijëve të tyre, ose ndonjërit prej tyre dhe kanë pritshmëri të larta sidomos në arritjet akademike të fëmijëve. Mungesa e komunikimit afektiv dhe pozitiv midis prindërve dhe fëmijëve, pra mungesa e kohës cilësore që u kushtohet fëmijëve, rrit stresin, ankthin e për rrjedhojë frustaracionin dhe agresivitetin e fëmijëve.
3- Prindër që ushtrojnë dhunë (fizike e verbale) ndaj fëmijëve ose në familje – pra fëmijë që janë të ekspozuar ndaj dhunës në shtëpi. Nëse prindërit janë të dhunshëm kur fëmijët janë të vegjël, si adoleshentë apo të rritur këta fëmijë kanë risk shumë të madh që të kenë sjellje agresive.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.