Këshilla & Arsye

January 24, 2018 | 9:55

Ndjesi nëne / Do më mungojnë shumë…

Disa ditë më duket se nuk ia dal dot me gjithë ato rroba të palara, dhe rrëmujën në shtëpi. Por sot ndjeva një kënaqësi pasi vura djalin në gjumë, dhe sërish u gëzova kur i lexova librin e preferuar vajzës sime dhe atë e zuri gjumi afër meje. Po aq e lumtur u ndjeva edhe kur bashkëshorti më dha puthjen e natës së mirë.

shtepiaKalova pak kohë sot duke pastruar dhomën e ndenjes. Pasi e përfundova, u ula në tokë dhe nisa të qaj. Qava, sepse e gjitha kjo do të më mungojë një ditë.

Do më mungojnë shumë ato perimet që bien nga karrigia e ushqimit të djalit dhe ngjiten pas lodrave të tij në tokë.

Do të mungojë edhe ajo pasiguria teksa kontrolloj çdo cep të tokës se mos vajza e madhe ka lënë ndonjë lodër me të cilën, djali mund të mbytet.

Do më mungojnë shumë ato shenjat e gishtave të vegjël të përlyer me kos e të ngjitura nëpër dyer e dritare.

Do të më mungojë edhe kërkesa e tyre për të fjetur me ta çdo natë, derisa t’i zërë gjumi dhe më pas unë të rrëshqas në dhomën time të fjetjes.

Shumë shpejt aq sa pa e kuptuar do të mbetemi vetëm me një kuti të vogël lodrash, të cilën do ta ruajmë për nipërit tanë e do të luajmë me ta kur të vijnë na vizitojnë.

Bashkë me fëmijët tanë do të përpiqemi t’i mbledhim sërish për të pastruar dhomën. Dhe përsëri unë do të qaj sikurse bëra sot, teksa do të kujtoj ditën kur mblidhja lodrat e fëmijëve të mi. (Maria Tarkany)

Burimi #Super Mami#

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top