Është kthyer në traditë festimi i natës së Bardhë në Tiranë më datë 29 nëntor. Çdo vit organizohen aktivitete kulturore, muzikë, art dhe shumë argëtime të tjera.
Kulmi i kësaj nate do të jetë performanca dhe spektakli që pritet të dhurojë këngëtarja britanike me famë botërore. Emeli Sande do të performojë sonte hitet e saj më të mëdha për Natën e Bardhë në kryeqytetin shqiptar.
Veç këngëtares me famë botërore, tashmë janë zbuluar emrat që do të performojnë në këtë koncert tradicional, Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka përshëndetur qytetarët, duke uruar edhe për 73-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë dhe i ka ftuar për të ndjekur këngëtaren Emeli Sande në shesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.