Në fokus

January 12, 2018 | 9:11

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, Rexhep Çeliku / Nga një punëtor ndërtimi në një valltar fluturues, nisja dhe finalizimi i një jete artistike 45-vjeçare

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i Madh", Rexhep Çeliku/ Nga një punëtor ndërtimi në një valltar fluturues, nisja dhe finalizimi i një jete artistike gati 45-vjeçare

“Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndarë sot nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Vetëm disa ditë më parë, me datë 8 janar, Çeliku u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e dhënies së titullit “Mjeshtri i Madh” i gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve, u paraqit vetë edhe pse në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Në 8 janar të 2018 Presidenti Meta vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” dy emblemat e jashtëzakonshme të artit dhe kulturës së kombit shqiptar, dy figurat, dy personalitetet që me pasion, përkushtim, vetëmohim dhe punë të palodhur janë kthyer në simbole mbarëkombëtare, me motivacionin:

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Rexhep Çeliku:

Ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Prej vitit 1976 ishte solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në reportorin e tij artistik numëron rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e tyre duke ruajtur origjinalitetin”.

Nga një punëtor ndërtimi në një valltar fluturues, kjo është nisja dhe finalizimi i një jete artistike gati 45-vjeçare e artistit Rexhep Çeliku.

Ai nuk mund ta merrte me mend se institucioni pranë të cilit punonte do të shndërrohej më pas në shtëpinë e tij të dytë.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com