Sa më shumë t’i dorëzohesh vuajtjes, aq më shpejt mund të rilindësh: çdo përpjekje për t’ia atribuar shkaqet e saj botës së jashtme rrit rezistencën dhe kronizon sëmundjen.
Një lexues shkruan për një sëmundje që e ka prekur prej disa kohësh dhe që prek shumë njerëz: dhimbja e një ndarjeje. Në rastin e tij, vuajtja takohet me një ndjenjë tjetër, turpin e poshtërimit, të cilën ai ia atribuon pamjes gjykuese të mjedisit të punës. Duke vepruar kështu, ai e zhvendos vëmendjen psikologjike nga brenda në jashtë dhe dhimbja nuk ikën. Ja historia e tij dhe këshilla e ekspertit.
Kur ndarja duket si një dënim
Jam duke përjetuar një ndarje të trazuar martesore që vazhdon prej vitesh. Sëmundja që ndjej shumëfishohet në punë, ku tashmë jam izoluar, viktimë e një ajri të rëndë që ndjej rreth meje, i përbërë nga shaka të mprehta, gjykime, aludime. Fatkeqësisht në mjedisin tim profesional, ndarja është një dënim, një plagë e madhe për krenarinë dhe dinjitetin e një njeriu, por unë duhet të shkoj në punë. Prej vitesh mbaj brenda vetes gjykimet e egra të këtyre kolegëve pa folur asnjëherë hapur për atë që ndjej, për të mos u ndier edhe më i poshtëruar thellë. Nuk e di se çfarë duhet të bëj që të jem në gjendje të jap një mallkim dhe të shkoj përtej paragjykimeve të tyre.
Çdo rezistencë shton dhimbjen
Çdo gjë që na ndodh, gjithçka që ndjejmë ka të bëjë me hapësirën tonë intime, brendësinë. Ky është mësimi i madh i psikologjisë së thellësisë: një mundim që zgjat prej vitesh nuk ka të bëjë me ngjarjen që e shkaktoi, por me rezistencën mendore për të pranuar që gjërat shkuan ashtu. Loja e vërtetë është tërësisht e brendshme, ajo që ndodh jashtë është vetëm një reflektim i saj. Françesko pretendon se percepton një ajër të rëndë rreth tij, plot gjykime negative. Ai ia atribuon këtë fakt kulturës së mjedisit ku punon dhe ndihet i refuzuar, dhe kështu reagon duke u izoluar. Në fakt, me këtë sjellje ai i përmbahet në mënyrë implicite atij kodi kulturor, sikur një pjesë intime e tij pajtohet me atë kod. Kështu, ai nuk përjeton një izolim të shëndetshëm (dhe për rrjedhojë të kufizuar në kohë) i cili është i domosdoshëm në kohë krize, por një lloj vetëndëshkimi. Mesa duket ai është mënjanë për të mos vuajtur nga sjellja e të tjerëve, por thellë-thellë me sjelljen e tij sugjeron që të paktën pjesërisht ajo kulturë, ato besime të jetojnë brenda tij.
Burimi riza.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.