Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Ndëshkimi nuk ndihmon në edukimin e fëmijëve sepse ka përfitime shumë afatshkurtra dhe nuk i ndihmon ata të kuptojnë pse duhet ose nuk duhet të bëjnë diçka. Në vend të kësaj, shpërblimi ka përfitime afatgjata dhe fëmijët e kuptojnë pse duhet të disiplinohen.
Fëmija juaj nuk është i keq apo i djallëzuar, ai thjesht sillet në mënyra që plotësojnë nevojat e çdo momenti të caktuar. Për shembull, një fëmijë qan sepse është i uritur, një pesëvjeçar zhyt duart në një tenxhere plot me bojë dhe e derdh atë në tapet sepse dëshiron të luajë dhe të eksplorojë, një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar vjen në shtëpi më vonë se ajo që ju e konsideroni të sigurt sepse ai ndjen nevojën të jetë me miqtë e tij.
Qëllimi i prindërimit është të ndihmojë fëmijët të funksionojnë me përgjegjësi më vete. Themelet e disiplinës vendosen si nëpërmjet dashurisë dhe sigurisë që prindërit u ofrojnë fëmijëve, ashtu edhe nëpërmjet stabilitetit dhe qëndrueshmërisë që ata tregojnë në sjelljen e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.