Posta

August 3, 2017 | 10:25

Posta/ Bashkëshorti më dhunon dhe ofendon në sy të fëmijës. Ju lutem më thoni si të veproj?

1

Kam djalin dhjetë muajsh dhe shfaq shumë tension, trembet dhe nuk ushqehet, nuk bën gjumë të  mirë, vetëm qan dhe është shumë  i lidhur me mua. Këto  kohë kanë ardhur në shtëpinë tonë për pushime vëllai dhe motrat e bashkëshortit dhe çdo ditë kanë grindje midis tyre. Për shumë gjëra më fajsojnë mua dhe burri më rreh dhe shan në sy të djalit. Ju lutem më thoni si të veproj?

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Përgjigje:

Në fillim më duhet të bëj një përmbledhjë të situatës tuaj për ta kuptuar më qartë : Ju keni shkruar që djali juaj 10 muajsh ka ndryshuar regjim ( në të ushqyer dhe në të fjetur ) dhe është më vulnerabël ( më i ndjeshëm/ qan më shpesh) , kjo pasi në shtëpinë tuaj kanë ardhur vëllai dhe motrat e burrit për të kaluar pushimet. Bashkëshorti juaj ju rreh dhe ofendon në sy të fëmijës , pasi motrat dhe vëllai grinden çdo ditë dhe djali shfaqet më i afruar ndaj jush dhe nuk i afrohet xhaxhait dhe hallave të tij.

Çfarë mund të bëni ju?

Sigurisht do ishte ideale sikur të arrinit të flisnit me bashkëshortin tuaj se gjendja e djalit tuaj është e tillë, jo vetëm nga grindjet e vazhdueshme në shtëpi , por edhe nga dhuna që ai si baba po ushtron ndaj jush , si nënë dhe si pika e vetme e referimit dhe e qetësisë për fëmijën. Shikohet qartë se ekuilibrat në familje janë prishur, dhe djali juaj 10 muajsh patjetër që e ndjen këtë . Një fëmijë që e gjen veten në një ambient abuzues , e shpreh dhimbjen e tij duke shfaqur pikërisht këto simptoma që ju keni cituar më sipër. Nëqoftëse nuk arrini në mirëkuptim me bashkëshortin tuaj , për ta ndryshuar menjëherë këtë situatë , ju sugjeroj të largoheni përkohësisht nga ajo shtëpi ( të paktën për sa kohë aty do qëndrojnë motrat dhe vëllai burrit), nëse mundeni të shkoni në familjen tuaj të origjinës , të qetësoni veten dhe fëmijën tuaj , dhe t’i krijoni pak hapësirë vetes për të ndërmarrë hapat tuaj në të ardhmen . Dhuna nga bashkëshorti ndaj jush , është e pa justifikueshme dhe e pa tolerueshme , edhe pse denoncimi në të tilla raste sugjerohet të bëhet , femrat shqiptare për shumë arsye nuk arrijnë ta realizojnë këtë ( shumë faktorë ndikojnë dhe unë e kuptoj), por të largohesh nga një ambient abuziv është diçka që ju e keni në dorë dhe duhet ta bëni për fëmijën tuaj edhe nëqoftëse  nuk mendoni për veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top