Këshilla & Arsye

November 8, 2019 | 8:03

Ndiheni të lodhur e nisni ditën me humor të keq? Provoni këtë ushtrim vetëm 15 minuta kur zgjoheni

Një fillim i mbarë është çelësi për plotësimin e çdo detyre mirë.  Mënyra se si zgjohemi në mëngjes përcakton ditën tonë. Shumë prej nesh menjëherë hapin kompjuterat dhe brengosen për ditën që kanë përpara.

Në vend që të mendoni detyrat e frikshme që do të vijnë, pse nuk i përdorni fazat e para të ditës për t’u kujdesur për veten dhe për të vendosur ditën tuaj në rrugë të drejtë?

Një rutinë e mëngjesit që zgjat 15-minuta për të filluar gjërat drejtë.

Vizualizoni ditën tuaj

3-5 minuta

Mendja ka dy pjesë thelbësore, të ndërgjegjëshmen dhe nënndërgjegjëshmen. Ndërsa logjika dhe arsyetimi ynë vjen nga mendja jonë e vetëdijshme, nënndërgjegjia juaj komunikon nëpërmjet mendimeve dhe emocioneve.

E nënndërgjegjëshmja është e ndikuar shumë nga panorama e brendshme dhe e jashtme, me të cilën krijohet vizualizimi. Duke marrë kohë çdo mëngjes për të parashikuar se si do e donit ditën tuaj, e nënndërgjegjëshmja do të përpiqet për ta bërë një realitet.

morning-motivationMirënjohje

1-2 minuta

Shkruaj tri gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Fuqia e mirënjohjes është një mënyrë e madhe për të balancuar mendjen, trupin dhe shpirtin. Mendërisht, ju fitoni nivele të larta të emocioneve pozitive gjatë gjithë ditës suaj.

Fizikisht, ju ndiheni më të freskët kur zgjoheni. Në marrdhënie shoqërore, më të dobishëm dhe të mëshirshëm

Lexoni një thënie motivuese

Më pak se 1 minutë

“Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë.”

Medito

3-5 minuta

Meditoni. Mbyllni sytë dhe lërini mendimet mënjanë për momentin, është një mënyrë për të freskuar mendjen dhe mund të rrisë përqëndrimin tuaj gjatë gjithë ditës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top