Këshilla & Arsye

November 8, 2019 | 8:05

Transmetojini fëmijës vlerën e arritjeve

Zhvilloni një mënyrë të menduari që i shkon për shtat shkollës. Prindërit duhet t’u përshtaten detyrave të reja, të stimulojnë fëmijët, t’u përcjellin atyre vlerën e arritjeve dhe përpjekjet për të mbërritur. Në çdo moshë. Katër pyetje për të kuptuar si dhe pse.

Për çfarë vlejnë përpjekjet?

Përpjekja konsiston në kapërcimin e një pengese për të arritur një qëllim. Me ta kapërcyer pengesën, fëmija ndihet krenar, i shpërblyer në autonominë e tij dhe besimin në vetvete. Të kryesh një veprim për të arritur një gjë, përveç të tjerash do të thotë të dalësh nga e tanishmja, nga kënaqësia e momentit dhe të “përfshihesh” në nocionin e së ardhmes. Me fjalë të tjera fëmija kupton se e ardhmja ekziston dhe që i duhet dhënë një drejtim me optimizëm dhe kreativitet.

2Detyra e vështirë e prindërve…

Prindërit janë të vetëdijshëm për faktin se bota nuk është gjithnjë e qetë. Dhe priren të krijojnë një flluskë mbrojtëse rreth e rrotull fëmijëve. Roli i nënës dhe babait ama është edhe ai i zbulimit të thelbit të realitetit. Të bësh detyrat për të shmangur një notë të keqe do të thotë të parandalosh pasojat e veprimeve jo të mira. Por të merresh me detyrat e fëmijëve kërkon përpjekje nga ana e të rriturve. Nuk është e lehtë sidomos pas një dite të ngarkuar me punë.

Si t’i motivojmë fëmijët?

Duhen inkurajuar, përgëzuar, qortuar… Bëjini të kuptojnë kalibrimin e gjërave të moshës së tyre duke përfshirë nocionin e kënaqësisë: “Pastaj mund të shohësh një program në televizor, por vetëm pasi të kesh bërë detyrat”… T’i japësh një shembull të mirë është themelore: “Nuk më pëlqen t’i qëroj patatet, por tarta do të jetë e shijshme… ndaj ia vlen barra qiranë…”.

1Si t’i ndihmojmë të kapërcejnë një mossukses?

Bëjini të kuptojë se çfarë nuk ka funksionuar. Dhe përdorini mirë fjalët. Për shembull në vend që të thoni: “Je i paaftë” më mirë ta inkurajoni: “Nga gabimet mësohet”.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top