FB

January 21, 2022 | 13:05

Ndihmë për Elizat që “arratisen”

 

A mund të rrisim fëmijë të qeshur, adoleshentë  me dashuri për jetën, breza me zemër të gëzuar. U gjet Eliza në një shtëpi të pabanuar, vetëm, një tjetër Elizë u gjet në rrugë po vetëm. Portretet e ofruara në media përcillnin sy të lodhur, aspak ngjajshmëri me modelet e kuruara në formate televizive. Kush i monitoron kthimet e Elizave në big brotherat shtëpi me drita të vakëta përkujdesjeje?

Nga Laureta Roshi, Eksperte komunikimi, Psikoterapiste

Elizat tona adoleshente zgjedhin të “arratisen” nga shtëpia dhe alarmi i prindërve zbrazet në rajonet e policisë si një dorëzim përgjegjësie edhe pse arsyet e problemeve emocionale zakonshëm janë të shkatuara nga gjurmët e fëmijërisë së hershme, ku raporti mes fëmijëve dhe prindërve është përcaktues kryesor në shëndetin mendor. Në shtëpitë ku mungon komunikimi me fëmijët, ku sterotipet gjinore vazhdojnë të implentohen si normë mbijetese dhe të mundin të mbytin energjinë për jetën, adoleshentët si vajza si djem do të arratisen nga shtëpia. Por nëse për djemtë heshtet kur ja mbathin nga shtëpia për vajzat alarmi është si ikje nga përgjegjësia. Prindërit e dorëzuar janë shenja se jemi në pikën kulmore për tu kujdesur sot ose asnjëherë më për adoleshentët. Nuk ka prindër të jashtëzakonshëm, prindërit e mirë janë ata që përpiqen të përmirësojnë prindërimin e  tyre.

Sjelljet e njeriut ndikohen nga procese që ndodhin brenda personit, si mendimet, emocionet dhe trashëgima, të ndikuara shumë nga përjetimet në mjedsin ku rriten e edukohen, ndaj them se veprimet e paparshikuara të Elizave kanë origjinën dhe janë të mësuara në familjen e sotme shqiptare. Mënyra e sjelljes së prindërve ndikon në sjelljen  e fëmijëve dhe përfytyrimin që ata kanë për veten. Autoriteti prinderor me dhënien e udhëzimeve të forta por edhe të dhënies së gatishmërisë  për ti dëgjuar fëmijët në mënyra të ndryshme, pasi fëmijët janë të ndryshëm dhe kur janë binjakë. Paralel me rritjen fëmijët mësojnë dhe shoqërizimin sjelljet dhe kulturat dhe duke hyrë në adoleshencë i japin më shumë rëndësi grupit të bashkëmoshatarëve. Mënyra e kontrollit prindëror bazuar mbi frikërat e prindërve, rritin humbjen e vetëvlerësimit të fëmijëve dhe i nxisin ata të kërkojnë mbështetje jashtë shtëpisë po e pohuar me zë se në familjet e tyre kanë probleme dhe janë rritur përmes problemeve.

Adoleshenti përherë i vë në dyshim vlerat prindërore, mangësitë e tyre, i mban marrdhëniet e ndera dhe e kërkon mbështetjen jashtë shtëpisë. Por vetmia sociale e kushtëzuar nga nevojat bazike punë në shtëpi dhe ndërprerje e shkollimit, apo punësim në punë në mjedise me shumë njerëz, bën që adoleshentja të mos përdor dot mekanizmat e mësuar në familje, më saktë të mos komunikoj dot me atë bagazh që ka ndërtuar brenda vetes, apo të kërkoj të ndryshoj pozitën e saj shumë më shpejt duke kërkuar ti shpëtoj gjykimit dhe kontrolllit prindëror. Marrdhëniet e para të pëlqimit si një lojë e moshës kthehen në situata të vështira kur prindërit i ruajnë fëmijët hap pas hapi dhe nuk kuptojnë që një adoleshent i jep më shumë rëndësi autorutetit prindëror se sa vetë një i rritur.

Ndaj mëndoj se zgjidhja më e mirë është të bëhemi shok me fëmijët pa humbur detyrën e prindit dhe përgjegjësitë prindërore. Familja sot bart një problematikë të madhe ndryshimesh, nga presioni ekonomik, mungesa e edukimit dhe mbytja e shpresës për një jetë më të mirë në aspektin emocional më shumë sesa në atë ekonomik. Elizat janë edhe nga familje në vështirësi, por janë të gjitha produkt i presionit psikologjik që ushtrohet nga prindër të dorëzuar në frikëra. Ikjet  e Elizave nga shtëpitë janë nevoja për shpresë që jeta e tyre të mos jetë si e prindërve, apo si modeli i nënës së palumtur që kanë parë në rritjen  e tyre. Familjarët e Elizave paraqiten para kamerave po aq të shqetësuar sa të egër në akuzën ndaj atyre që u kanë marr fëmijët, do doja që të intervistohen edhe punonjësit social apo të shëndetit mendor ku të orientohen familjet në rregullimin e komunikimit me adoleshentin që të mos rihumbasin sërish Elizat…

Sjelljet ndikohen nga kultura, vecanërisht nga kultura përmes komunikimit brenda familjes, në rrethin shoqëror dhe shkollor ku rritet edhe vetë familja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top