Këshilla & Arsye

June 4, 2018 | 8:10

Ndikimi i palestrës për të qenë të shëndetshëm psikologjikisht!

 

Nga Martino Lamanjaku, instruktor palestre

Antonela Rama, psikologe

fit

Të mbash trupin në shëndet të mirë, është detyrë, përndryshe në nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë mendjen të fortë dhe të qartë.

Poziviteti që sjell palestra

Pjesëmarrja në palestër mund të ndihmojë në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm, i cili është çelësi për parandalimin e sëmundjeve të shumta shëndetësore. Të qenit i përfshirë në këtë aktivitet fizik, inkurajon një mënyrë jetese të shëndetshme, duke përfshirë një dietë të ekuilibruar sa më mirë.

Ushtrimi e mban zemrën dhe trupin të shëndetshëm. Mendja nuk mund të funksionojë nëse trupi jonë nuk po funksionon siç duhet.

download

Reduktim të stresit

Një nga përfitimet më të zakonshme mendore të stërvitjes është lehtësimi stresit. Gjithashtu, ushtrimet fizike rrisin përqendrimet e norepinefrinës, hormon i cili mund të moderojë reagimin e trurit ndaj stresit.

 

Përmirësimi i vetëbesimit

Në një nivel shumë themelor, palestra mund të rrisë vetëbesimin dhe të përmirësojë imazhin pozitiv të vetvetes. Pavarësish peshës, madhësisë, gjinisë apo moshës, stërvitja mund të ndikojë në perceptimin e një personi për tërheqjen e tij, që është vetëvlerësimi.

Ushtrimi dhe përballimi

Nëse jeni aktiv, ju ndoshta do mund ta keni më të lehtë për t’u marrë me problemet dhe sfidat e jetës. Pra, nëse këto probleme iu ndalojnë nga ushtrimi i rregullt, ia vlen të mbani mend se gjetja e kohës për stërvitje mund t’iu ndihmojë, të përballeni, apo për një menaxhim me deciziv të problemeve që mund të jenë pjesë e të përditshmes së gjithsecilit prej nesh.

Çfarë mund të funksionojë për mua?

1.Duhet të jeni sa më të kënaqur. Nëse nuk e dini se çfarë mund të keni, provoni disa gjëra të ndryshme.

2.Përfshini një ndjenjë kontrolli mbi jetën tuaj. Ndjenja që po kujdeseni për veten sjell vetëbesim se ju mund të ndiheni mirë.

Në shoqërinë tonë do të kemi gjithnjë të pranishme gjëra që na bëjnë të qëndrojmë ulur dhe të jemi sa më pak aktivë, sepse kjo është ajo që synon të bëjë teknologjia. Njerëzit mund të jenë ende në formë dhe të shëndoshë njëkohësisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top