Posta

December 9, 2016 | 13:22

Ndjej nevojën e miqve

Jam një djalë 34-vjeçar, pa të njohur dhe miq. Dy mikesha të vetme që kisha, i pata gjetur në internet dhe për arsye të ndryshme pas disa kohësh i humba edhe ato. Tani angazhohem ekskluzivisht vetëm me punën. Në të vërtetë edhe në fëmijërinë time kam qenë tip i mbyllur dhe pa miqësira… Ajo që kërkoj të di është nëse ka një mënyrë për të dalë nga kjo situatë? Miri.a

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigjie: Disa prej nesh, në temperament (që është një predispozitë e lindur), janë tipa të hapur ndaj marrëdhënieve, janë fjalëshumë. Këta njihen si natyra ekstraverte. Të tjerë janë më të mbyllur, i krijojnë marrëdhëniet, urat e komunikimit, me vështirësi. Shpesh janë të ndrojtur dhe njihen si tipa introvertë, të mbyllur. Asnjëra prej këtyre nuk është më pak e mirë apo e keqe. Të dyja kanë vështirësitë e veta. Ndoshta ju mund të gjeni ngjashmëri me të dytën. -Pranojeni veten ashtu siç jeni dhe mos kërkoni t’i ngjasoni një tipi tjetër. Ndoshta nuk keni 100 miq, por mbase edhe dy mjaftojnë, edhe një ju bën të ndjeheni mirë. -Reflektoni mbi faktin: pse mikeshat e internetit u larguan? Është konstatuar tashmë edhe nga profesionistët e fushës, që lidhjet apo miqësitë on line nuk zgjasin, kështu që miqtë nuk duhet t’i keni humbur për fajin tuaj. Që një marrëdhënie, shoqërore apo romantike të zgjasë, duhet të kihen parasysh disa kritere. Së pari, është intensiteti i marrëdhënies. Sa kohë i jep marrëdhënies me X person? Çfarëdolloj miqësie, kërkon një investim minimal. Kushtim në kohë dhe në cilësi. Së dyti, duhet të kihen parasysh interesat e përbashkëta në një marrëdhënie që rezultojnë ta bëjnë lidhjen më të larmishme. Kërko shoqërinë tënde tek njerëz me të njëjtat pasione, interesa etj. Së treti (por jo më e parëndësishmja): RESPEKTO VETVETEN. Vetëm duke respektuar vetveten do t’ju respektojnë të tjerët. Jam e bindur Miri që ju jeni një person i mrekullueshëm që të gjithë rreth teje do kishin dëshirë të të qëndronin pranë, të të kishin shok, por bëjua të ditur këtë gjë. Pa e kërkuar nuk ke për ta provuar dhe pa pyetur nuk ke për ta ditur. Kurajo! Merr iniciativën dhe kam shpresën që do t’ia dalësh mbanë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top