Në fokus

December 9, 2016 | 11:54

Vetmia mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa edhe duhanpirja!

“Mungesa e miqve mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit”,  thonë hulumtuesit e Universitetit të  Harvardit.  Studiuesit kanë zbuluar një lidhje midis vetmisë dhe niveleve të një proteine të gjakut (kolagiumit), fibrinogjenit, të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru.

1

Fibrinogjeni akumulon kur sinjalet e stresit të trupit aktivizohen. Teprica e kësaj proteine është e keqe për shëndetin, rrit presionin e gjakut dhe çon në krijimin e depozitave yndyrore në arterie.

Studiuesit e Harvardit arritën në konkluzionin, se izolimi social kontribuon në rritjen niveleve të fibrinogjenit.

Ata zbuluan se njerëzit të cilët kishin vetëm 5 miq në rrethin e tyre shoqëror kishin nivele të fibrinogjenit që ishin 20% më e lartëa se ata që kishin 25 të tillë. Ata që kishin 10-12 shokë kishin të njëjtat nivele të fibrinogjenit në trupin e tyre, si dikush që konsumon duhan.

Izolimi social dhe ndjenja e vetmisë shakton sinjale në trupin tonë, sepse mendojmë se jemi të kërcënuar apo të pambrojtur. Nëse kjo është dukuri të vazhdueshme, mund të jetë vdekjeprurëse.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top