Në fokus

August 21, 2020 | 8:16

Ndjeshmëria, veshja më elegante e inteligjencës

“Kur një person është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje, ai bëhet i ndjeshëm, dhe të qenit i ndjeshëm do të thotë, të kesh një perceptim të brendshëm për bukurinë, dhe të zotërosh ndjenjën e bukurisë”. Jiddu Krishnamurti, filozof indian

Ndjeshmëria ime nuk më shqetëson. Nëse lotët më rrjedhin dhe lagin fytyrën time përpara dikujt, ndjehem e prekshme. Nëse të përqafoj para njerëzve të tjerë, dhe t’i më ripërdor, ndihem e vogël. Nëse të puth dhe ti largohesh, ndjej se nuk kam pse t’ju shfaq ndjenjat e mia. Por, ndjeshmëria ndaj qenieve të tjera njerëzore, kafshëve, muzikës, bukurisë së një pikture apo skulpture, nuk është shenjë dobësie, por inteligjence. Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet të kemi turp për atë që jemi, dhe t’i shfaqim ndjenjat tona.

“Të kujtosh është e lehtë për atë që ka kujtesë, harrimi është i vështirë për atë që ka zemër”. Personalisht shumë të ndjeshëm janë atë njerëz që reagojnë me ndjeshmëri të lartë ndaj gjithçkaje që i rrethon. Ata janë në gjendje të kuptojnë gjithçka ndodh, vëzhgojnë me kujdes, dhe nganjëherë, përfshihen deri aty sa emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve t’i bëjnë të tyret. Njerëzit me ndjeshmëri të lartë kanë karakteristika të veçanta:

Ndjeshmëri përballë kritikave

Kritika ndaj një personi shumë të ndjeshëm mund ta dëmtojë atë, sepse ata janë njerëz që vuajnë shumë nga mendimet negative të të tjerëve dhe ndihen keq. Sidoqoftë, kjo nuk duhet t’i ndalojë ata që të marrin kritika konstruktive, komente apo opinione inteligjente.

Ndjeshmëria ndaj mjedisit dhe vendndodhjes

Një person i ndjeshëm percepton çdo detaj të vogël në çdo mjedis, aromë, ngjyrë ose tingull. Tingujt shumë të lartë dhe vendet e shumë populluara zakonisht i bezdisin këta njerëz ose i bëjnë ata të ndjehen të sikletosur. Për më tepër, ata janë veçanërisht delikatë, dhe aftësia e tyre për të vëzhguar i bën të aftë të vlerësojnë në një mënyrë të veçantë bukurinë e një vendi, qetësinë apo tingujt delikatë.

Shijojnë çastet e vetmisë

Njerëzit me ndjeshmëri të lartë, kanë nevojë për çaste për të shijuar vetminë, për të rifituar ekzistencën e tyre, për të bërë pyetje vetëm për veten e tyre, për gjërat e vogla në jetë.

Shpërndahen kur janë të apasionuar pas diçkaje

Nëse një person shumë i ndjeshëm bëhet i apasionuar pas diçkaje, shkalla e përfshirjes së tij do të jetë shumë e fortë dhe do ta transmetojë këtë entuziazëm te njerëzit përreth tij, sepse pasioni i tij është ngjitës. Në këtë mënyrë, ai transmeton ndjenja shumë pozitive tek të tjerët dhe shijon çdo moment të jetës.

U jepen të tjerëve

Një person me ndjeshmëri të lartë është empatik, e identifikon veten me të tjerët dhe mëson “të futet në këpucët” e të tjerëve. Këta janë njerëz që ndihmojnë të tjerët dhe shqetësohen për atë që ndodh me ata rreth tyre.

Kanë imagjinatë të lartë

Njerëzit e ndjeshëm shpesh janë të magjepsur drejt vëzhgimit të një peizazhi, vepre arti, bukurisë së njerëzve… Kanë tendencë të kenë një imagjinatë të madhe dhe ta lënë veten të përfshihen nga mendimet tyre: ndaj, ndonjëherë kanë nevojë të qëndrojnë vetëm, që të mund të lidhen plotësisht me të gjitha ëndrrat dhe idetë e tyre.

Ndjeshmëria dhe inteligjenca

Ndjeshmëria përkundrejt bukurisë, njerëzve, vendeve, drejt asaj që e rrethon, zakonisht është një karakteristikë e njerëzve inteligjentë. Në këtë kuptim, disa studime kanë treguar se veçanërisht të rriturit, të pajisur me inteligjencë, shfaqin edhe një ndjeshmëri të lartë, për shkak të aftësisë së tyre estetike, dhe, edhe të faktit se janë ndjer ndryshe në disa çaste të jetës së tyre. Duke qenë njerëzorë, është e nevojshme të jemi edhe të ndjeshëm ndaj dhimbjes sonë dhe asaj të të tjerëve.

Pa ndjeshmëri, nuk do të mundemi kurrë të përballojmë problemet dhe të gjejmë zgjidhjet. Kemi tendencën që t’i lejojmë problemet e çdo ditë që të pushtojnë mendjen tonë, por është e nevojshme që të gjejmë një çast për veten, në mënyrë që të mundemi të ndërgjegjësohemi me unin tonë dhe me të tjerët.

Ndjeshmëria është një ndër shfaqjet e inteligjencës, të mënyrës sonë se si i shohim dhe e shijojmë botën. Për këtë arsye është e nevojshme që ajo të depërtojë në pore dhe lëkurën tonë, që një buzëqeshje të latojë fytyrën tonë, apo që një lot të rrjedhë në të… pra është e nevojshme të jemi të ndjeshëm.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top