FB

February 2, 2022 | 8:20

Ndonjëherë nuk është e lehtë të ndjekësh ëndrrat, por jeta është një mundësi!

 

 

Nuk është e lehtë të ndjekësh ëndrrat pavarësisht se ti beson nw rrugën dhe hapat e tua, edhe pse frigoriferi  yt është BOSH! Nuk është e lehtë të ndjekësh ëndrrat, KUR ti numëron diplomat, trajnimet, certifikatat, por tregu, mbase dhe fati, t’i ka mbyllur dyert, deriçkat, për të treguar profesionalizmin tënd nëpërmjet punës dhe ideve të tua!

donila

Nga Phd.Donila Pipa

Nuk është e lehtë të ndjekësh ëndrrat dhe rrugëtimin tënd kur dhe njerëzit që ti i mendoje të afërt, të braktisën sapo të panë të dobët!

Nuk është e lehtë të ndjekësh hapat dhe rrugëtimin tënd kur, as shtetit nuk i intereson ekzistenca jote, apo mbijetesa jote, besimi apo mundësia për të të dhënë një dorë të vazhdosh përpara!

0

Nuk është e lehtë për ty vajzë, adoleshente, grua, në shpirtin tënd të mos kesh njëherë të vetme urrejtje për vendin ku ti u linde, jeton, pasi shumë herë të ka burgosur dhe shpresën, madje edhe ëndrrat.

JO, sepse Ti nuk vlen, por ka disa njerëz dhe janë të shumtë sot, që ecim përpara nëpërmjet partive, klaneve, ndonjëherë mbijetojnë duke heshtur, duke qenë indiferentë apo disa herë duke u zvarritur!

Por, ti që lexon sot këtë shkrim fshiji lotët dhe ec përpara:

Mos harro: KURRË që jo vetëm ti je ndjerë kështu, unë si ty, apo ti si shumë veta të tjerë, pavarësisht moshës, shkollimit…

Ti je fisnike dhe mbaje mend që njerëzit që të duan me të vërtetë, të duan , besojnë tek ty EDHE kur ti ndihesh e dobët, e lodhur, e pashpresw, pasi ata njerëz quhen FAMILJE!

Mos harro ti shpirt i lirë, që nuk ecet përpara me urrejtje, pasi në këtë mënyrë kjo TURMË, ty të ka mundur!

Mos harro të vallëzosh me ëndrrat e tua, me forcën e shpirtit, me parimet dhe karakterin tënd, pasi ato nuk blihen dhe shiten kollaj edhe në situatat më të errëta të jetës tënde!

Mos harro e dashur që po lexon sot këtë shkrim që:

Të duash veten tënde dhe të vazhdosh të vallëzosh edhe në shi në emër të jetës dhe dashurisë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top