Studim

July 24, 2020 | 8:12

Ndotja e ambientit vret dhe dëmton trurin

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, smogu vret 2 milion njerëz në vit në të gjithë botën. Por ndotja atmosferike nuk dëmton vetëm rrugët e frymëmarrjes, por edhe trurin.

Ky pohim vjen nga një studim i “Harvard School of Public Health” në Boston, i cili ka zbuluar se jetesa në zonat me nivele të larta të smogut përshpejton plakjen e trurit.

Duke provokuar reaksione inflamatore dhe formimin e radikaleve të lira, ndotja plak më shpejt neuronet dhe pasoja e këtij ndikimi është ankthi, depresioni dhe problemet me kujtesën.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top