Këshilla & Arsye

July 24, 2020 | 8:10

Pushime, ja disa këshilla se si të niseni pa stres

Një mijë gjëra për të bërë mes shtëpisë, familjes dhe punës: ditët para se të nisemi për pushime janë gjithmonë të frikshme. Angazhime të të gjitha llojeve që duhet të përfundohen, shqetësimi se mos harrojmë diçka me rëndësi jetike, vetëdija për orët e numëruara dhe të mos dimë si të veprojmë me gjithçka: sekreti nuk është të kapemi nga ankthi, por të planifikojmë gjërat me kujdes dhe të menaxhojmë kohën në mënyrën më të mirë. Le të shohim si…

Listat – Ato shërbejnë për të përqendruar vëmendjen dhe për të kapur edhe ato detaje që kanë tendencë t’i shpëtojnë mendjes. Ne duhet t’i kushtojmë një listë të veçantë secilës fushë të veprimtarisë: për shembull, të bëjmë një listë të aktiviteteve që duhen përfunduar në zyrë, një tjetër për aktivitetet e brendshme ende të pazgjidhura, një tjetër me gjërat për të blerë, ose me ato që u duhen fëmijëve, ose dokumente që duhet të mblidhen para nisjes.

Me përfundimin e secilit aktivitet vendosim një shenjë kontrolluese: nuk është rastësi që listat e kontrollit përdoren gjithashtu në rutinën e nisjes së avionëve. Përveç çlirimit të vetes nga ankthi i të harruarit diçka është fakti i shikimit më shpejt të gjërave për të bërë dhe jemi në gjendje të krijojmë një ide se ku jemi dhe sa kohë kemi për të realizuar ato që nuk i kemi bërë ende gati.

Delegimet – Nëse lista jonë e veprimeve është shumë e gjatë, ne thjesht duhet të delegojmë ose të heqim dorë nga bërja e diçkaje. Çdo mbrëmje, ne duhet të kontrollojmë listën dhe të shohim se ku jemi: nëse rezultati është dekurajues, le të përqendrohemi në gjërat më të rëndësishme dhe t’i vendosim të tjerat në plan të dytë, në këtë mënyrë se mund të zbulojmë se diçka mund të shtyhet ose që disa detyra mund t’i besohen dikujt tjetër.

Një gjë në një kohë – Tashmë të gjithë e dimë se multitasking nuk është produktive dhe, për më tepër, është jashtëzakonisht e lodhshme. Le t’i kushtohemi një gjëje në një kohë, me gjithë vëmendjen tonë dhe të punojmë me përqendrim pa ndërprerje, për të minimizuar mundësinë e gabimit dhe harresës. Bagazhet janë një punë e vështirë që ne zakonisht e bëjmë pa dëshirë dhe që i lëmë për në momentin e fundit, veçanërisht nëse duhet të merremi me bagazhet e të gjithë familjes. Kështu që le të marrim kohën e nevojshme dhe të fillojmë më herët, edhe pse nuk mund ta lëmë për shumë kohë në dhomë valixhen gjysmë të mbushur, duhet të përpiqemi të mos i lëmë të gjitha për ditën e fundit. Ne duhet t’i organizojmë bagazhet, të paktën mendërisht, një javë para nisjes, në mënyrë që të kemi kohë për të larë atë që na nevojitet. Dy ose tre ditë para nisjes ne duhet të fillojmë të paketojmë gjithçka, në mënyrë që të mos harrojmë asgjë.

Detyrimet – Ne duhet të kontrollojmë me kujdes dhe të sigurohemi që nuk ka fatura për të paguar, duhet të kontrollojmë dokumentet e udhëtimit, rezervimet dhe gjithë dokumentacionin në lidhje me pushimet. Mund të jetë një ide e mirë për t’i lënë numrin tonë të kontaktit dhe një kopje të çelësave të shtëpisë një personi të besuar që qëndron pranë shtëpisë tonë, për ndonjë rast emergjence.

Në zyrë – Para se të largohemi, duhet të rregullojmë kutinë tonë të postës, duke arkivuar postën e vjetër dhe duke hedhur atë që nuk është më e nevojshme. Me kthimin tonë do të jetë më e lehtë për të parë me një shikim mesazhet e reja që kërkojnë vëmendjen tonë. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të vendosni një përgjigje automatike që tregon periudhën në të cilën nuk do të jemi dhe kontaktet e një kolegu ku mund të drejtohen gjatë mungesës sonë.

Në shtëpi – Edhe nëse largohemi vetëm për disa javë, shtëpia duhet të lihet në rregull, e pastër, me frigorifer të larë mirë, ndoshta të shkëputur nga rryma dhe me derën hapur për të shmangur krijimin e lagështisë. Nëse nuk kemi ushqime që prishen, është mirë që frigoriferin ta shkëpusim nga energjia elektrike, gjithashtu të mbyllim edhe çezmat e ujit dhe gazit.

Bimët dhe kafshët – Të mos harrojmë të gjejmë një vend të përkohshëm për miqtë tanë me katër këmbë, në rast se nuk mund t’i marrim me vete. E njëjta gjë vlen edhe për bimët: nëse i lëmë ata në ambiente të mbyllura në errësirë dhe pa ujitjen e nevojshme, ato do të thahen.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top