Demenca prek rreth 850,000 njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkaq ky emër i është dhënë një grupi simptomash që ndërlidhen me reduktim të funksionit të trurit. Simptomat e zakonshme të demencës janë humbja e kujtesës, ndryshimet në disponim dhe vështirësitë për t’u përqendruar.
Megjithatë, rrezikun për të zhvilluar demencë mund ta ulni duke bërë disa ndryshime në stilin e jetesës.
Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimet e caktuara mund t’ua ulin rrezikun për këtë sëmundje. Ekspertët rekomandojnë të hani ushqime që kanë pak sheqer, por që përmbajnë karbohidrate të shëndetshme, siç janë patatet e ëmbla, karotat, etj.
Megjithatë, edhe ushqimet me yndyra të shëndetshme, si avokadot dhe produktet arrore janë shumë të mira për trurin.
Largoni stresin
Stresi i vazhdueshëm mund t’i vras qelizat e trurit dhe rrjedhimisht të shkaktojë probleme në funksionin e tij. Kështu, mundohuni ta largoni sa më shumë stresin përmes jogës, meditimit, teknikave të frymëmarrjes, etj.
Bëni gjumë të mirë
Shëndeti i trurit mbështetet në gjumin e mirë që bëni gjatë natës. Gjumi është vital për shëndet optimal të trurit sepse gjatë gjumit qelizat e trurit detoksifikohen dhe pastrohen.
Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike janë kruciale për zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të demencës. Aktiviteti rrit qarkullimin e gjakut në tru dhe kjo rrit sasinë e oksigjenit që truri pranon. Veç kësaj, ushtrimet aerobike stimulojnë prodhimin e qelizave të reja që janë përgjegjëse për kujtesë dhe emocione.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.