Këshilla & Arsye

October 3, 2018 | 13:05

Përfitimet që sjell maska me avokado. Ja se si ta përgatisni në shtëpi…

Avokado, një frut që përveçse është shumë i dashur sjell dhe shumë përfitime. Përmban acide yndyrore dhe vitamina C, B, D dhe E, vlera këto që do t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të freskët dhe flokë të shëndetshëm.

Për flokët, avokado përdoret për të luftuar flokët e thatë, për riparimin e majave të ndarë dhe për të parandaluar shfaqjen e thinjave. Ky ushqim kontrollon aknet dhe vepron si një mbrojtës kundër diellit.

Ja përfitimet e saj dhe maska që mund të përgatisni në shtëpinë tuaj:

Riparon flokët tuaj:

Avokado do t’ju ndihmojë të luftoni flokët e thatë, thjesht përzieni një lugë gjelle vaj ulliri dhe gjysmë avokado për të formuar një paste homogjene. Masën e përftuar vendoseni në flokë, mbajeni për 25 minuta dhe pastaj hiqeni me ujë të bollshëm.

Kuron aknet:

Përziejeni tulin e një avokadoje me një lugë kos, një lugë çaji mjaltë dhe disa pika lëng limoni. Vendoseni këtë pastë në zonat e prekura dhe lëreni për 20 minuta.

Parandalon shfaqjen e rrudhave:

Përzieni një avokado me një gjysmë banane dhe një gjysmë filxhan qumështi për të formuar një paste të butë dhe aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe në qafë. Mbajeni për 25 minuta dhe më pas hiqeni atë me ujë të ftohtë.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top