FB

September 29, 2021 | 8:20

Ndryshimi i tipave dhe karaktereve të njerëzve gjatë jetës…A duhet të paragjykojmë?

Shpesh dëgjojmë të na thonë që kemi ndryshuar, jemi bërë më të duruar, jemi bërë më të ngrohtë, më të ëmbël ose pse jo më të hedhur si natyrë. Disa akuzohen se janë bërë negativë dhe disa të tjerë shumë më pozitivë se ç’kanë qenë. A janë të justifikueshme ndryshimet që individët pësojnë gjatë jetës? A janë këto ndryshime të lidhura me ndryshimet për hir të përvojave në jetë? A janë fenomenet që ndodhin në jetën tonë ato që na ndryshojnë psikologjikisht apo janë rezultat i proceseve kimike që ndodhin me moshë?

Aurora Çeliku Minga Diplomuar në Universitetin "Aleksandër Xhuvani"; Mësuese "Quinsigammond Community College", Assosciate Degree on Early Childhood Education; "Worcester State University", Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Aurora Çeliku Minga
Diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; Mësuese “Quinsigammond Community College”, Assosciate Degree on Early Childhood Education; “Worcester State University”, Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Nga kërkimet shkencore që janë kryer duke intervistuar individë të niveleve të ndryshme të shoqërisë, pjesa më e madhe e njerëzve kanë ndryshuar për “hir” të të zënit një pozicion të caktuar në shoqëri. Roli që ata duhet të kryejnë ka kritere të caktuara që për disa njerëz kërkon “rritje” në personalitet, që do të thotë, shikimi i problemeve në një kënd më të gjerë, lënia mënjanë e disa interesave dhe krijimi i interesave të reja. Nëse një person avancon në një pozicion që kërkon shumë më shumë energji dhe kohë, ky i fundit është “i detyruar” të ndryshojë sadopak, duke iu kushtuar punës dhe interesave të reja, duke lënë mënjanë kohën me familjen apo shoqërinë.

Gjithashtu, vështirësitë që shumë njerëz kalojnë për të mbijetuar, i bëjnë ata që të fitojnë disa veti, por të harrojnë disa të tjera. Për shembull, në këtë rast, një person në emigrim që është munduar të mbijetojë, mund të ketë mësuar si të komunikojë për një vend pune, por nga ana tjetër mund të jetë bërë shumë më shumë egocentrik apo egoist.

Një grua që ka humbur bashkëshortin dhe i duhet të rrisë fëmijët vetë, sigurisht që humbet sensin e humorit dhe e ka të vështirë, për shembull, të pranojë që jeta vazhdon. Personi mund të mbyllet në vetvete dhe të ketë vështirësi në komunikim. Një tjetër individ që ka fituar çdo gjë pa sakrifikuar asgjë, nuk mund t’i trajtojë problemet apo njerëzit si dikush që mund të ketë kaluar shumë derisa ka arritur aty ku ka dashur. Të gjithë këta shembuj tregojnë që ndaj dhe shoqëria njerëzore, duke qenë kaq e ndryshme, paraqet kaq probleme në komunikim.

Njerëzit paragjykojnë njëri-tjetrin, fajësojnë shpeshherë familjarët. Miqtë dhe shokët eventualisht ndryshojnë, bëhen më të ngushtë, më egoistë ose qoftë dhe ndryshojnë për mirë. Por nga ana tjetër, sikur të gjithë të kishim energjinë dhe kohën për të zbuluar “sëndukun” e problemeve ne jetën e secilit individ, njerëzit do kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe bota do të ishte një Parajsë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top