Në fokus

January 11, 2018 | 10:23

Ndryshon orari i mësimit në shkolla, ja si do bëhet nga 1 shkurti

Qeveria ka vendosur të pranojë një projekt të ideuar nga prindër dhe mësues, që synon të lehtësojë ngarkesën e nxënësve sa i përket procesit mësimor ashtu edhe peshës fizike të çantave.

mesues

Projekti i ri quhet “Tre lëndë në 6 orë” dhe synon të sjellë një organizim të ri të procesit mësimor në shkolla. Këto të fundit mund të zhvillojnë për një lëndë dy orë mësimore të njëpasnjëshme, me pushim 5 minutësh ndërmjet tyre.

Siç shpjegon edhe udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, kjo do të thotë që nxënësit mund të zhvillojnë në një ditë 3 lëndë të ndryshme, jo 6 të tilla.

Pas prezantimit të nismës nga ideatorët e projektit, ministrja Nikolla theksoi se aplikimi do të nisë nga data 1 shkurt në të gjitha shkollat e vendit.

Sipas Kryeministrit Rama, kjo nismë që erdhi si një shqetësim i shprehur në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, tregon se ajo po funksionon.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com