Të rinjtë që vazhdojnë arsimin e tyre për më shumë kohë, si dhe martesa e vonuar e prindërve, kanë ndryshuar përsëri perceptimet popullore se kur fillon mosha e rritur.
Adoleshenca tani zgjat nga mosha 10 deri në 24 vjeç, megjithëse mendohet të përfundojë në 19 vjeç, thonë shkencëtarët.
Ndryshimi i përkufizimit është jetësor për të siguruar që ligjet të qëndrojnë të përshtatshme, cilëson artikulli i publikuar në “Lancet Child & Adolescent Health Journal”.
Autorja kryesore e studimit Prof. Susan Sawyer, drejtoreshë e qendrës për shëndetin e adoleshentëve në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Melburn, shprehet se: “Edhe pse shumë privilegje ligjore fillojnë që në moshën 18 vjeç, miratimi i rolit dhe marrja e përgjegjësive të të rriturve zakonisht ndodh më vonë”.
Kur fillon puberteti
Puberteti konsiderohet të fillojë kur pjesa e trurit e njohur si hipotalamusi fillon të lëshojë një hormon që aktivizon hipofizën e trupit dhe gjëndrat gonadale.
Kjo ndodhi rreth moshës 14 vjeçare por ka rënë pas përmirësimit të shëndetit dhe të ushqyerjes në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar rreth moshës 10 vjeçare.
Si pasojë, në vendet e industrializuara si Britania e Madhe, mosha mesatare e menstruacioneve të para tek vajzat, ka rënë për katër vjet në 150 vitet e fundit.
Gjysma e të gjitha femrave tani kanë menstruacione në moshën 12 ose 13 vjeç.
Kur trupi ndalon zhvillimin
Ekzistojnë gjithashtu argumente biologjike se pse përkufizimi i adoleshencës duhet të zgjatet, duke përfshirë edhe atë që trupi vazhdon të zhvillohet.
Për shembull, truri vazhdon të zhvillohet përtej moshës 20 vjeç, duke punuar më shpejt dhe më efikas.
Dhëmbët e pjekurisë së shumë njerëzve nuk dalin deri në moshën 25 vjeç.
Burimi: Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.