FB

July 17, 2021 | 8:16

Ndryshon trendi, femrat rezultojnë më pijedashëse se meshkujt

Pandemia shkaktoi shumë probleme psikologjike tek njerëzit. Karantina ishte një fenomen pothuajse i panjohur për botën moderne, ku gjërat lëvizin çdo sekondë shpejt. Mirëpo këto kufizime kanë bërë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe ta përballojnë pandeminë me anë të pijeve. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare sipas statistikave amerikanët i janë mbështetur alkoolit për të kaluar pasojat psikologjike të pandemisë.

Sipas kërkimeve, në SHBA ka pasur një rritje me 54% të shitjeve të pijeve alkoolike që nga Marsi i 2020. Po ashtu sipas studimit, femrat kanë rritur konsumin e pijeve alkoolike më shumë se meshkujt.

“Femrat janë prekur në mënyrë disproporcionale nga çdo gjë për shkak të Covid. Kjo është një mënyrë tjetër për të treguar efektet e pandemisë”, tha Lindsey Rodriguez, një psikologe në Universitetin e Floridës së Jugut.

Por jo vetëm në 2020-n. Pasojat e Covid ndihen edhe në vitin 2021. 25% e amerikanëve kanë rritur sasinë e pijeve alkoolike që konsumojnë për t’u përballur me stresin e shkaktuar nga pandemia.

“Izolimi, njësoj si frika dhe ankthi rreth impaktit që mund të ketë pandemia tek aftësitë për të plotësuar nevojat bazë kanë ndikuar në mënyrë dramatike tek shëndeti mendor i njerëzve”, tha Rebecca Smith, administratore e punëve sociale në një qendër në Asheville.

Stresi i ka bërë njerëzit që të pinë për shkak të shqetësimeve për shëndetin, ekonominë dhe vetminë që është shkaktuar pas masave për distancimin social. Fatkeqësisht alkooli, që nga njerëzit shikohet si mundësi qetësimi për momentin, mund t’i përkeqësojë problemet në të ardhmen.

Ndërkohë The Independent shkruan se nga ana tjetër në Europë është njohur një ulje në lidhje me konsumimin e pijeve alkoolike.

 

Burimi / tvklan.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top