FB

July 17, 2021 | 8:17

Zbulohet vaksina që parandalon Hepatitin C

Një vaksinë kundër Hepatitit C brenda 5 vitesh. Deri më sot janë krijuar ilaçe që mund të jenë në gjendje ta kurojnë këtë virus, por problem qëndron fakti se terapia nuk mbërrin tek çdo i sëmurë. Dhe krijimi i një vaksinë do të ishte shumë i rëndësishëm pasi askush nuk do sëmurej më.

Lajmi është dhënë në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive nga Sir Michael Houghton, i cili ishte ai që e zbuloi këtë virus në vitin 1989 dhe fitues i çmimit Nobel. Kërkimet e shtuara në vitin e fundit kundër Covid-19 kanë bërë të mundur që të punohet edhe në këtë drejtim me të njëjtën metodologji.

Çdo vit në të gjithë botën regjistrohen 2 milionë të infektuar të rinj nga Hepatit C dhe mendohet se në nivel botëror janë rreth 70 mln njerëz që janë mbartës të këtij virusi, shumica e të cilëve nuk janë të diagnostikuar. Sipas statistikave në nivel global rreth 400 mijë jetë në vit shuhen si pasojë e virusit, që në shumë raste shkakton cerozë hepatike dhe kancer në mëlçi.

Deri më sot është proceduar me ilaçe për kurimin e pacientëve, dhe kosto e mjekimit arrin në rreth 20 mijë $ për pacient. Sot në botë vetëm Egjipti ka arritur të ngrejë një infrastrukturë te jashtëzakonshme me programe kontrolli kundër hepatitit C, ku numëron 50 milionë persona të kontrolluar dhe 4 milionë të trajtuar dhe të kuruar që nga vitit 2014.

 

Burimi / Klan News

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top