Për herë të parë “Google” i ka bërë një dhuratë Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, festën e flamurit ku motorri i tij i kërkimit është veshur kuq e zi.
Në faqe kryesore është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe teksa hyn ka dhe një shpjegim për ditën e Pavarësisë.
“Sot Doodle feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ose Dita e Pavarësisë në shqip. Në këtë ditë të vitit 1912, kongresi shqiptar u mblodh në qytetin e Vlorës dhe votoi për shpalljen e pavarësisë nga sundimi osman.
Festimet nisin në kryeqytetin e Tiranës ku Presidenti dhe Kryeministri marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. I paraqitur në veprën e sotme artistike, flamuri kombëtar i Shqipërisë përmban një sfond të kuq me një shqiponjë të zezë me dy koka në qendër. Flamuri u valëvit për herë të parë në këtë ditë në vitin 1912. Në ditën e Pavarësisë, ai mbulon ballkone, dritare, madje edhe njerëz si një simbol i krenarisë kombëtare.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!”, është mesazhi në google.
Burimi/BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.