Këshilla & Arsye

December 22, 2017 | 10:52

Në cilën moshë fëmijët ndalojnë së besuari në Babagjysh?

“Nuk ka Babagjysh”. Kjo është një frazë që ka tmerruar dhe shqetësuar fëmijët e vegjël për vite me rradhë. Megjithatë, ata nuk janë lënduar, dhe sipas hulumtimeve të reja ato ende presin që dhuratat të vijnë nga oxhaku.

1

Në vitin 1978, në librin “American Journal of Orthopsychiatry” u raportua se 84% e fëmijëve katër-vjeçar ende besojnë në Babagjysh. E njëjta gjë ishte e vërtetë për fëmijët e moshës 6 vjeç me 65%, ndërsa shifra e tetëvjeçarëve që besonin se Babagjyshi ekzistonte nuk kalonte 25%.

Por studiuesit thonë se normat nuk kanë ndryshuar gjatë viteve  Kjo konfirmohet nga një hulumtim i botuar në Journal of Cognition and Development në vitin 2011, i cili zbuloi se 83% e pesëvjeçarëve besojnë se babagjyshi është real.

“Nuk është rastësi që fëmijët të ndalojnë së besuari në babagjysh, kur shkojnë në shkollë fillore, sepse kjo është periudha që fitojnë njohuri mbi tema të ndryshme”, thonë studiuesit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top